FIDANISHTJA

Fletarrestet, provokime të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar në intervistën dhënë “Zërit”, se ndaj Serbisë duhet të aplikohen masa reciproke, përfshirë edhe këto me fletarrestime. Ajo tha se arrestimi i Ramush Haradinajt me kërkesë të Serbisë nuk i kontribuon relaksimit të raporteve ndërshtetërore, por përkundrazi nxit konflikte .

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, konsideron se me fletarrestet e fundit, Serbia e ka dëmtuar në masë të madhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Bruksel. Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo kërkon që kundër Serbisë të aplikohen masa reciproke, përfshirë edhe këta me fletarrestime.

Sipas Tahirit, Serbia nuk ka pranuar asnjëherë që temë diskutimi në Bruksel të jetë çështja e fletarrestimeve. Siç deklaroi Tahiri, arrestimi i Ramush Haradinajt mund të nxisë tensione ndërmjet dy shteteve, ndërsa Serbinë ajo e quan si Kalë të Trojës, të cilën Rusia e ka futur në Ballkan për nxitje konfliktesh.

Uji Dea

Ndërsa sa i përket murit ilegal, ajo thotë se muri do të shembet deri në fund të këtij muaji, pasi që “një gjë të tillë nuk e duan as serbët në veri”.

Kurse vonesën e praktikumit të marrëveshjes për letërngjitës, Tahiri e quan si kompetencë të koalicionit qeverisës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.