Eko Higjiena

Fletarrestet politike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Çështja e fletarrestimeve për ish-pjesëtarët e UÇK-së të lëshuara nga Serbia mund të zgjidhet në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me secilin shtet anëtar të INTERPOL-it, si dhe duke kërkuar nga BE-ja që këto fletarrestime të tërhiqen. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Arrestimi i Haradinajt me kërkesë të Serbisë tanimë ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas MPJ-së, janë 20 ish-guerilë të dalluar të UÇK-së që kërkohen nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Fletarrestimet ndërkombëtare të Serbisë për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos zbatohen nëse institucionet e Kosovës e dialogojnë në nivele bilaterale me secilin shtet anëtar të INTERPOL-it apo duke bërë presion te Bashkimi Evropian që ta obligojë Serbinë t’i tërheqë këto fletarrestime. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe ata të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Uji Dea

Ekzekutivi i vendit nuk ka dhënë sqarime se çfarë do të bëjë konkretisht për të mos u përsëritur rastet e arrestimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shtetet evropiane me kërkesë të Serbisë. Në anën tjetër, opozita konsideron se Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Serbinë me largimin e këtyre fletarrestimeve.

Çështja e fletarrestimeve nga Serbia është aktualizuar pasi ish-kryeministri i Kosovës dhe njëri nga komandantët më në zë të UÇK-së Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze. Ai u arrestua në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga Beogradi, që përfshin periudhën e luftës. Është hera e dytë që Haradinaj ndalohet me fletarrestim të Serbisë. Ndërsa para tij janë ndaluar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, dhe disa ish-guerilë të UÇK-së. Kjo çështje tanimë ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos pas faktit se autoritetet serbe po e kërkojnë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Beograd.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.