Mobi Casa

Flet “zonja e hekurt e Vetëvendosjes”, Kusari-Lila: 3 vjet qeverisje, janë storje suksesi për Kosovën

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë Kurti, gjatë këtij mandati qeverisës.

Kusari në një intervistë për “Indeksonline”, thekson se kjo ka qenë një periudhë intenzive me procese që janë ndërlidhur çoftë në rrafshin e brendshëm, po ashtu dhe me ndikime nga jashtë. Ndërsa tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme të reformave strukturore në shumë sektorë.

Përveç shumë trendeve pozitive që kanë ndodhur në shumë sektor, Kusari thotë se kjo periudhë tri vjeçare, në kuptimin e suksesit të plotë e të mirëfilltë, ka të bëjë me shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në veçanti në katër komunat në veri.

“Në këtë periudhë kohore trendi pozitiv i rritjes ekonomike dhe ballafaqimit me probleme të vazhdueshëm siç ka qenë papunësia është treguar i suksesshëm . Kemi pasur prezantimin e platformës Superpuna dhe angazhimin e afer 10 mijë të rinjëve në kuader të kësaj platofrme….Kjo periudhë tri vjeçare në kuptimin e suksesit të plotë të mirfilltë, ka të bëjë me shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Republikës, në veçanti në katër komunat në veri. Edhe pse në një periudhë teper të rënduar dhe përcjell përmes shumë problemeve të shtyera përmes Serbisë në Kosovë, mendoj që Qeveria ka qenë e suksesshme me ballafaqimin qoftë me sulmet e drejtpërdrejta si ai i 24 shtatorit të vitit të kaluar, ku humbëm rreshterin Afrim Bunjaku, e deri tek ballafaqimi me situatat si ai i barrikadave, tërheqja e zyrtarëve serb nga katër komunat në veri dhe deri tek rikthimi gradual i besimit dhe bashkëpunimit me komunitetin atje dhe kthimi i normalitetit dhe sigurisë në masë deri sa ka filluar dhe përgatitja për zgjedhje të tjera lokale në katër komunat në veri”, tha Kusari Lila.

RCCOLA

Ndërsa sa i përket datës së zgjedhjeve Kusari -Lila thotë se nuk sheh ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, që mund të sjellë tek zgjedhjet e menjëhershme.

“Paralajmërimi ka qenë në raport me afatet e rregullta. Zgjedhjet mund të jenë prej fundit të vitit 2024 deri në 2025 që do të ishte në cikel të rregullt zgjedhor, me atë se si janë mbajtur zgjedhjet në shkurt të 2021. Mund të flasim për çështje muajsh në raport me daten fillestare, gjegjësisht të shkurtit 2025, do të bëhen katër vite të plota. Tashmë në vitin e fundit dhe të legjislatures dhe ekzekutivit nuk shoh ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, që mund të sjellë tek zgjedhjet e menjëhershme. Si një proces ka mjaftueshem kohë të diskutohet dhe të ketë një vendimarrje të përbashkët, për daten e zgjedhjeve siç parashihet dhe me ligj”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se a është i sigurtë koalicioni i Alternativës me Lëvizjen Vetëvenosje në të ardhmen, Kusari-Lila tha se misioni i tyre i përbashkët ende nuk është përmbyllur dhe se ka mundësi që të vazhdojnë së bashku dhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Besoj që në rrugëtimin ne të cilin jemi, misioni ynë i përbashkët ende nuk është përmbyllur. Ende ka shumë punë për tu bërë. E kemi parë veten si vlerë qoftë në aspektin e legjislativit apo ekzekutivit. Ne jemi të përfaqësuar me dy zëvenssëminitra dhe angazhimi im si deputete dhe drejteuse e GP tregon që kemi një bashëkrendim të ideve dhe politikave. Dhe unë besoj që do të ketë mundësi dhe shans, që të vazhdohet dhe në një palë zgjedhje tjera”, thotë Kusari Lila.