United Hospital

Flet Zhegrova pas debutimit me Baselin në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Zhegrova është shprehur i lumtur për debutimin me Baselin dhe ka falënderuar tifozët për mbështetjen.
Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. Edon Zhegrova është shfaqur për herë të parë në fushë me fanellën e Baselit, pas transferimit nga Genku te klubi zviceran, raporton Gazeta Express.

Talenti i Kombëtares së Kosovës debutoi duke u inkuadruar në lojë në minutën e 84’ në fitoren 2-0 të Baselit kundër Neuchatel Xamax.

Zhegrova e zëvendësoi Valentin Stockerin në këtë ndeshje, duke luajtur vetëm disa minuta.

Megjithatë, Zhegrovës i mjaftuan ata minuta që të tregojë çfarë talenti është.

Hidromorava

Ai dhuroi momente magjike për aq kohë sa ishte në fushë.

Pas ndeshjes, 19-vjeçari ka folur për debutimin me fanellën e Baselit, teksa iu ka premtuar tifozëve që do të vazhdojnë të japin maksimumin në çdo ndeshje, për të ruajtur pozitën e dytë dhe për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Shumë i lumtur për fitoren dhe debutimin me Baselin. Do të vazhdojmë të punojmë shumë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e radhës. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Zhegrova në Instagram. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.