Fundamenti

Flet Veseli, tregon se çfarë mund ta rrezikojë liberalizimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po vlerëson se skepticizmi brenda BE-së në lidhje me krizën e refugjatëve dhe keqpërdorimin e liberalizimit, mund ta rrezikojë heqjen e vizave për Kosovën.

Veseli në televizionin publik ka thënë se kjo do të ishte një padrejtësi për Kosovën.

“Mund të na vë në rrezik padrejtësisht liberalizimin e vizave, pse do të duhej të paguanim çmim përderisa ato vende që kanë këso probleme do të vazhdonin të lëviznin lirshëm. Jemi duke siguruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të thotë abuzim me lëvizjen e lirë”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit këto probleme nëpër vendet e BE-së e kanë komplikuar situatën.

ARKATANA

“Duhet ta pranojë faktin që brenda vetë spektrit të BE-së ka skepticizëm që është duke bartuar nga procesi zgjerimit, njëjtën kohë me këtë procesin e refugjatëve dhe keqpërdorimin në liberalizimin e vizave. Kjo ka krijuar situatë më të komplikuar, e cila dy vite më herët nuk do të ishte vërejtur”, thotë kryeparlamentari Veseli.

“Kjo ndërlidhet me vende si Gjeorgjia, Ukrania por edhe Shqipëria e Maqedonia që kanë qytetarë të shumtë që kërkojnë azil”, theksoi Veseli.

Kryeparlamentari gjithashtu foli edhe për vizitat nëpër vendet e BE-së.

Ai theksoi se po tentojnë t’i bindin vendet e BE-së se Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.