Flet Shkurtja për raportet me Motrat Mustafa, Shyhrete Behlulin e Remzije Osmanin
Këngëtarja Shkurte Fejza më në fund ka folur për raportet me koleget e saja Motrat Mustafa, Shyhrete Behluli, dhe Remzije Osmani.
Pas raporteve të shumta të mediave rozë se Fejza është hidhëruar me këto të fundit, këngëtarja e ka demantuar këtë lajm duke thënë se raportet e saja me koleget janë shumë të mira, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.
Pas një pauzeje, Shkurtja do rikthehet së shpejti me ‘Sheshi në Prishtinë’, me ritëm nga Virusi dhe me videoklip të xhiruar në sheshet e Prishtinës.
Përndryshe, së shpejti vajza e saj, Gresa Behluli, do vijë sërish me të ëmën në skenën shqiptare. (Kosova Sot)


