Eko Higjiena

Flet Shkodran Mustafi dhe babai i tij për Real Madridin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi edhe një herë tjetër ka folur për interesimin e Real Madridit, ku e ka pranuar se është shumë i lumtur për këtë gjë.

Mustafi është njëri ndër kandidatë kryesor për ta zëvendësuar Sergio Ramosin, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere.

“Për momentin jam në pushim, por kush nuk është i lumtur kur interesohet Real Madridi për ju. Kjo tregon se kam kaluar një sezon të mirë”, tha Shkodran për Sport1.

Fundamenti

Për interesimin e Realit ka folur edhe babai i Shkodranit, Kujtim Mustafa, i cili tha se ka pasur kontakte nga Reali dhe se për këtë ndjehet krenar.

“Është e vërtetë që ka pasur kontakte me telefon për këtë çështje. Reali është skuadër e madhe me sukses të madh. Do të gënjeja nëse nuk do të thoja se jam krenar me djalin tim nëse do të nënshkruante me këtë skuadër”, tha Kujtimi Mustafi.

Përveç Real Madridit, në garë për Mustafin është edhe kampioni i Spanjës, Barcelona. /Express/