Eko Higjiena

Flet protagonisti i golit: Merituam më shumë, prania e tifozëve na ndihmoi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka folur për medie pas përfundimit të takimit kundër Greqisë. Ndeshja përfundoi 1-1 ndërkohë që asisti i Hadërgjonajt ndihmoi në arritjen e golit të Vedat Muriqit në minutat e fundit.

Deçanasi tha se kjo pikë ishte e merituar, ndërkohë që tha se prania e tifozëve i ndihmoi shumë.

Mobi Casa

“Normalisht. Sidomos ishte hera e parë që kishim shikues pas shumë kohësh. Ishte dicka e vecantë që na kanë munguar shumë. Ndoshta nuk ka pasur shumë këtu por edhe prej shtëpive e di që ka pasur njerëz duke na parë. Besoj që e merituam barazimin. Definitivisht merituam më shumë. U duk si ëndërr kur na bënë 1-0 pak para pushimit. I thamë njëri-tjetrit që kjo ndodh në pushim. Futbolli ka rregullat e veta. Por besuam dha barazuam. Ishte ndeshja e tretë kundër grekëve dhe më së miri luajtëm këtu”, tha ai.

“Kemi pasur një fazë shumë të vështirë si ekip. Pasi humbëm ndeshjen kundër Maqedonisë, që ishte ëndrra e krejt popullit. Jemi munduar të ndryshojmë sistemin dhe të luajmë më mirë bashkë. Sot ishte një hap tjetër përpara. Tash e kemi drejtimin drejt Spanjës. E dimë cfarë ekipi janë ata. Por nëse luajmë si sot shpresoj në rezultat pozitiv. E dimë që grekët janë defansiv shumë të mirë. E analizuam se nuk ishte e lehtë të krijojmë shanse. E dijmë se do të jetë e vështirë loja jashtë por ajo ndeshje është e largët për neve dhe fokusi është te Spanja”, shtoi ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.