United Hospital

Flet profesori i fesë islame: Këta persona nuk e kanë për obligim të agjërojnë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teologu i njohur kosovar, Xhabir Hamiti në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit ka treguar se cilët persona në profesione të caktuara nuk e kanë obligim të agjërojnë gjatë ditëve të punës. Ai ka thënë se minatorët, punëtorët me punë të rënda fizike e ata që kryejnë punë të ngjashme mund të mos agjërojnë gjatë ditëve të punës sepse mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.Hamiti ka thënë se një gjë të tillë mund ta zëvendësojnë duke dhuruar ushqim ditor për ndonjë të varfër.

Ja sqarimi i plotë i tij:

Hidromorava

Njerëzit të cilët janë të detyruar që të bëjnë punë të rënda fizike sistematike ditore, siç janë minatorët dhe të tjerët të ngjashëm, me fjalë tjera; ata që janë të detyruar dhe të pa alternativ që të bëjnë punë të tilla, për arsyen e mbijetesës së tyre dhe të familjes së tyre, nuk e kanë obligim agjërimin përgjatë atyre ditëve të rënda të punës, sepse ashtu mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Punëtorët me punë të rënda fizike gjatë Ramazanit kanë lehtësim, sepse ata mund t’i kompensojnë ditët e lëshuara përmes zëvendësimit ose fidjes –ushqimit ditor të një të varfëri. Kjo është ana e përgjithshme fetare, ndërsa dëshira, mundësia dhe vullneti individual është diçka tjetër. “Zoti nuk e ngarkon njeriun me shumë se atë që ai mund ta bartë”( Kuran)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.