Eko Higjiena

Flet më i votuari i LDK-së: Me fitoren e kryetarit Haziri, jemi triumfues të gjithë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me fitoren e kryetarit Haziri, jemi triumfues të gjithë, edhe ne si asambleistë të LDK-së, por edhe ju si qytetarë të cilët ma keni dhënë besimin. Zëri juaj, është mishërim i lidhshmërisë së raportit tim me kryetarin ka shkruar Imran Haziri njëri nga asambleisitët më të votuar në LDK.

Postimi i plotë i Imran Hazirit

Të dashur miq,
Shfrytëzojë rastin t’ju falënderojë përzemërsisht çdonjërin prej jush për besimin e madh të cilin ma keni bartur mbi supe, për t’ju përfaqësuar denjësisht, në mënyrën më të mirë të mundshme, si adresë e përçimit të zërit tuaj. Përgjegjësinë dhe besimin e dhënë ndaj meje duhet ta shumëfishojmë në mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri, në mënyrë që ky besim të forcohet e të jetësohet me punë, besim e përkushtim.

UBT

Me fitoren e kryetarit Haziri, jemi triumfues të gjithë, edhe ne si asambleistë të LDK-së, por edhe ju si qytetarë të cilët ma keni dhënë besimin. Zëri juaj, është mishërim i lidhshmërisë së raportit tim me kryetarin.

Andaj, ju ftojë që në mënyrë masive, me 14 nëntor, të organizohemi e mobilizohemi edhe për një betejë të fitores së LDK-së, në mënyrë që fatin e besimit tonë ta vulosim me fitoren e kryetarit Lutfi Haziri. Bashkë,do ta jetësojmë fatin e komunës sonë në vazhdim të mandatit katër plus!
#LDK
#LutfiHaziri