Flet Hysaj pas paraqitjes fantastike ndaj Genoas
Elseid Hysaj është shprehur tejet i lumtur pas fitores ndaj Genoas, që i mban ata ende në garë për titull.
Napoli i është ofruar në tre pikë Juventusit në renditjen e Serie A, pasi fitores së vështirë kundër Genoas, ku dy gola i shënuan pas minutës së 80’të, ndeshje kjo që përfundoi 3:1.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili asistoi në këtë ndeshje, tha se skuadra luajti mirë dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të jenë të vëmendshëm për ndeshjet e mbetura të sezonit.
“Morëm një tjetër fitore të rëndësishme dhe skuadra po luan mirë. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm pasi jemi në fund të sezonit dhe nuk guxojmë të dështojmë”, ka thënë Hysaj pas ndeshjes.
Kujtojmë se Elseid Hysaj është vlerësuar me notën 6.5 në këtë ndeshje, vetëm Higuain 8, kishte notën më të mirë se mbrojtësi i Kombëtares. /Express/


