Flet edhe Xhaka për vendimin e CAS’it
Taulant Xhaka i është gëzuar shumë triumfit të Shqipërisë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i është gëzuar tre pikëve të Shqipërisë, të cilat i mori për ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë me 14 tetor në Beograd.
Xhaka që ishte njëri nga më aktivët e asaj nate, ka thënë se tashmë gjasat e Shqipërisë për kualifikim janë reale.
“Sot pranova një lajm shumë të gëzueshëm për ne, por edhe për shqiptarët kudo që janë. Kemi marrë pikë të vlefshme, dhe tash kemi gjasa shumë më reale për kualifikim”, ka thënë Taulant Xhaka. /


