Uji Dea

Flet avokati i kërcënuar: Nuk dorëzohem para asnjë kërcënimi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Avokati Halit Azemi i cili u kërcënua nga një qytetar i Vitisë thotë se nuk e ka ndërmend të dorëzohet para kësaj kategorie të ulët. Mua vetëm po më brengos veprimi i tyre dhe guximi për të sharë e kërcënuar nëpërmjet telefonit. Rastin do ta qoj deri në fund thotë ai.

Avokati Halit Azemi ishte kërcënuar nëpërmjet telefonit me vdekje nga Xh.S. nga Verbani i Vitisë i cili kishte marrë guximin që ta kërcënojë edhe me vdekje. Reagimi i policisë ishte i shpejt dhe i dyshuari shpejt ishte arrestuar.

Avokati Halit Azemi thotë se profesioni i avokatit është i vështirë sepse ke të bëjshë me lloj – lloj kategorie të njerëzve.”Unë askujt borxh nuk i kam dhe nuk brengosem për këtë kategori të njerëzve që mundohen përmes kërcënimeve të kryejnë punë të ndyra. Ajo që më shqetëson është fakti se këta njerëz i zgjedhin metodat e ulëta, thirrje anonime dhe natën. Fatmirësisht e hetova dhe e zbulova se kush ishte personi që po më kërcënonte me vdekje” shpjegon Azemi.

Mobi Casa

Azemi thotë se i dyshuari madje ka edhe vepra penale tjera që tregon se ai ka një Dosje kriminale.”Të gjithë ata që mendojnë se mund të kërcënojnë avokatët apo këdo tjetër e kanë shumë gabim sepse ne jemi me një profesion që donë kohë e durim. Jam krenar për punën time që e kryej me nder dhe përkushtim dhe madje ka shumë raste që i kam mbrojtur pa asnjë kompensim material luftëtarët e UÇK-së dhe i kam ndihmuar ata në të gjitha proceset gjyqësore” shtoj Azemi.

Ndryshe për kërcënimin ndaj avokatit Azemi ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Anamoravës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.