FIDANISHTJA

Fletarrest nga Serbia për Kushtrim Kadriun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shteti i Serbisë, konkretisht prokuroria e këtij shteti ka ngritur aktakuzë kundër Kushtrim Kadriut, themelues i Lëvizjes Qytetare Vatra dhe ish koordinator i zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai akuzohet se përkrahë grupe te ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, të cilët veprojnë në Kosovë dhe gjithashtu akuzohet për thyerje të rendit kushtetues të Serbisë, duke mos iu bindur rendit shtetëror, si dhe për nxitje të popullatës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për shkëputje nga Serbia.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, policia serbe, mbrëmë, me datë 31 janar, në pikën kufitar të Konçulit ka ndaluar koordinatorin e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e maltretuar për orë të ora. Kadriu thotë se jo një aktakuzë, por edhe njëmijë të tjera nuk do të mund ta ndalin rrugën tonë për liri e bashkim me Republikën e Kosovës. Kauza jonë është e drejtë dhe e shenjtë, është vullnet i popullit. Vullnet të cilin nuk mund ta ndalë as BIA e as udbashët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe të cilët për çdo ditë bartin informacione për Serbi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.