ARKATANA

Flet Albin Kurti, këto janë fjalët e tij pas rezultateve të zgjedhjeve!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale është paraqitur edhe Albin Kurti, ai është shprehur I kënaqur me arritjen e dyfishimit të votive nga zgjedhjet lokale të kaluara.

Kurti përkundër të gjithave tha se këtë rezultat nuk e kanë shpresuar e as nuk e kanë pritur, shkruan Zeri.Info

Ky është shkrimi i tij i plotë

‘Të nderuar mbështetës e simpatizues, të dashur aktivistë të Lëvizjes.

ARKATANA

Rezultati i zgjedhjeve lokale 2017 ishte gati dyfishim i atij të zgjedhjeve lokale katër vite më parë. Më 3 nëntor 2013 hymë në balotazh vetëm në kryeqytet dhe asokohe si të dytët. Me 22 tetor 2017, përveç në kryeqytet ku prin Shpendi, jemi në balotazh edhe në pesë e ndoshta edhe gjashtë komuna të tjera.

Megjithatë, ky rezultat nuk ishte ai që shpresonim dhe as ai që prisnim. Sigurisht kjo duhet trajtuar edhe me vetëkritikë. Këto ditë duhet të jenë edhe ditë analize konkrete sipas komunave dhe ditë reflektimi mbi strategjitë e veprimet: cilat janë dobësitë e organizatës sonë dhe si mund t’i rregullojmë ato; cilat janë mangësitë e ligjërimit tonë dhe si mund t’i plotësojmë ato.

Më lejoni t’i përgëzoj me gjithë zemër Basri Kodrën, Qëndron Kastratin, Ajet Poterën, Sami Kurteshin, Mytaher Haskukën dhe Shpend Ahmetin për balotazhin, e uroj që edhe Besim Muzaqi të mbërrijë në balotazh.

Këto komuna janë gjysma e Kosovës. Të punojmë me gjithë kapacitetin tonë që këto komuna të ecin përpara në rrugën e zhvillimit dhe të bëhen model për gjithë Kosovën’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.