Hidromorava

Flet Afrim Cana: S`i e gjeta gjendjen në Spitalin e Gjilanit, pse ka pasur komunikim të mangët dhe cili është koncepti im

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – dr. Afrim Cana është ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Gjilanit. Si një kuadër me vlera profesionale Cana, po tregohet aktiv dhe komunikues me të gjithë, për dallim nga drejtoria e kaluar që ishin të mbyllur totalisht. Cana thotë se e gjeti spitalin e Gjilanit me asnjë aktivitet të prokurimit, me komunikim të mangët në shërbime ndërsa insiston më shumë kompetencë profesionale.

Afrim Cana për rajonipress tha se Spitalin e Gjilanit e gjeta deri në fund të muajit prill të këtij viti me asnjë aktivitet prokurimi, të gjitha kërkesat edhe pse me arsyeshmërinë e tyre janë refuzuar, duke shkaktuar vonesa te paarsyeshme edhe pse kanë qenë të planifikuara në buxhet.

ARKATANA

“Komunikim i mangët e në shërbime të caktuara fare komunikim, në shume pyetje të miat mungonin përgjigjet për faktin që personat kompetent nuk kanë pasur qasjen e duhur. Një përzgjedhje dhe delegim i përgjegjësive me mungesë kompetence profesionale” tha Cana.
Fut
Po cili është koncepti i Afrim Canës për ta tejkaluar këtë krizë në Spitalin e Gjilanit.

“Koncepti im është insistimi në kompetencë profesionale me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve, planifikim dhe shfrytëzim racional të barnave dhe materialit tjetër harxhues nga lista esenciale, identifikimi i nevojave për zëvendësim adekuat të kuadrove profesionale në mënyrë që shërbimet, të mos mbesin pa kuadro pas pensionimit të atyre që janë afër pensionit, planifikim më i mirë duke llogaritur koston buxhetore të kujdestarive, në raport me kapacitetin e shfrytëzueshmërisë së shërbimeve, rishikimi i kontratave ekzistuese me kuadrot që aktualisht mbajnë kujdestari në disa shërbime të spitalit, duke vlerësuar në mënyrë profesionale nevojat e këtyre shërbimeve, identifikimi i nevojave reale për ndërhyrje në infrastrukturën e objekteve ku është më e nevojshme, krijimi i mundësive reale për trajnime profesionale të stafit mjekësorë, infermieror dhe në administratë, përkushtimi në respektimin e afateve të parapara në arritjen e mundësive për fillimin e implementimit të projektit nga Lux Dev (qeveria Luksemburgut ka ndarë një donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit), dhe në fund ajo që mendoj se është poashtu e rëndësishme është mekanizmi i kontrollit adekuat dhe permanent në respektimin dhe zbatimin e normave më të larta që burojnë nga të gjitha nivelet profesionale” tha Cana./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.