ARKATANA

Flenë mbi ar e s’kanë bukë – s’bën kështu

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vlerësuar se “Trepça” është motor i zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe të Kosovës, gjatë një vizite që i ka bërë këtij gjiganti ekonomik, të enjten.

Kryetari Bahtiri, i shoqëruar edhe nga drejtori i “Trepçës”, Halil Çela, ka zbritur edhe në horizontin e 10-të, ku është takuar me minatorët që ishin duke punuar. Ai ka shprehur admirimin e tij për punën e minatorëve, i përgëzoi ata “për vullnetin e tyre të pathyeshëm, edhe përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballen”.

“‘Trepça’ është motor i zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe të Kosovës. Unë gjithsesi do të ndihmoj për të ardhmen e ‘Trepçës’. Ligji për ‘Trepçën’ që së shpejti pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës është shenjë e mirë për të ardhmen e këtij gjiganti. Presim që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të miratohet ky ligj dhe ‘Trepça’ ta merr të mbarën”, tha kryetari Bahtiri.

Ai ka siguruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarët e Mitrovicës “të flenë mbi ar dhe të mos kenë miell”.
“Qytetarët e Mitrovicës e duan ‘Trepçën’ dhe ne do t’ua kthejmë atë qytetarëve”, siguroi ai.

GRANDEMALL

Drejtori i “Trepçës”, Halil Çela, falënderoi kryetarin Bahtiri për interesimin dhe mbështetjen, ndërsa theksoi se “Trepça” dhe komuna e Mitrovicës kanë shumë projekte të përbashkëta, të cilat janë edhe në interes të qytetarëve, duke veçuar me këtë rast ambientin në Mitrovicë, i cili është në gjendje të rëndë.

“Kemi fusha të rëndësishme bashkëpunimi dhe ne jemi të gatshëm që bashkërisht me kryetarin Bahtiri të ecim përpara”, tha mes tjerash Çela.

Kryetari Bahtiri ka vizituar edhe disa nga shkollat e Mitrovicës, me ç’rast u njoftua se në të gjitha ka filluar mbarë gjysmëvjetori i dytë.

“Ne si autoritete komunale do të punojmë ditë e natë që të rritet cilësia e arsimit në Mitrovicë, në mënyrë që ju ta keni të ardhmen e sigurt”, tha kryetari Bahtiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.