Fundamenti

Flasin për problemet e banorëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i parlamentit të republikës së Kosovës nga radhët e LDK-se, z Murat Hoxha i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra” Kushtrim Kadriu, zhvilluan një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi dhe me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë z.Fatmir Hasani.

Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët si në nivel të qeverisjes lokale po ashtu edhe në nivel të qeverisjes qendrore. Si problem primar u konsideruan pasivizimi i shtetësisë për qytetarët e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjes, si dhe problemet shoqërore në tërësi që e preokupojnë këtë zone.

Deputeti Hoxha shprehu përkrahjen për dhënien e kontributit të tij në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe shprehu gatishmëri të jetë një zë i fuqishëm i këtyre qytetarëve në kuvendin e Kosovës.

Kurse Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra”, kërkoi nga komuna e Bujanocit të bëjë krijimin e trupave të bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim krijimin e urave sa me të fuqishme të bashkëpunimit në mes të komunave në Kosovën Lindore dhe atyre të Republikës se Kosovës.

KKVITI

Deputeti Fatmiri Hasani shprehu shqetësimet e tij për gjendjen e shqiptarëve në këto treva dhe shpalosi brengat me të cilat ballafaqohen këta qytetarë, ku gjithash kërkoj angazhimin e Prishtinës zyrtare për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Kryetari Shaip Kamberi informoi për gjendjen në Komunën e Bujanoc dhe shpalosi planet dhe të arriturat e tije ku mysafirët i informoi për ecurinë e asfaltimit të rrugës Muhoc–Zarbicë e cila është arterie kryesore për kthimin e banorëve të dëbuar nga Malësia e Bujanocit.

Palët u dakorduan që së bashku të vazhdojnë punët në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të kauzës se pa zgjidhur të Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë, Medvegje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.