UBT

Flasin familjarët e Arbenitës: Dyshojmë se pati neglizhencë të mjekëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Familjarët e Arbenita Spahiut kanë vendosur të flasin dhe të thyejnë heshtjen rreth vdekjes së vajzës së tyre. Mustafë Selimi mixha i Arbenitës thotë se kërkuan të bëjnë obduksionin sepse kishte dyshime se ajo nuk u trajtua si duhet profesionalisht. Dyshojmë se kishte neglizhencë të mjekëve për çka edhe erdhi deri tek vdekja e saj. Kërkojmë nga Prokuroria hetim profesional dhe serioz shprehet Selimi.

Arbenita Spahiu mësuesja 27 vjeçare vdiq në rrethana të dyshimta në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan. Rasti i saj tmerroi dhe pikëlloj mijëra qytetar. Ajo me vete morri edhe misterin e mureve të Gjinekologjisë, por familjarët tashmë kanë vendosur të flasin rreth vdekjes së saj, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Mustafë Selimi mixha i Arbenitës thotë për rajonipress se ata kanë kërkuar të bëhen hetime profesionale për të konstatuar shkaktarin e vdekjes. “Kërkuam obduksionin e kufomës sepse kemi dyshuar se ka pasur neglizhencë në rastin e Arbenitës. Ne në fillim e kemi nënshkruar për të marrë kufomën, por ka pasur informacione nga brenda repartit të Gjinekologjisë se nuk ka pasur tretman profesional si duhet. Ne kërkojmë që rasti të trajtohet nga hetuesia sepse Arbenita nuk kthehet në jetë, por të paktën të tjerët të mos të pësojnë” shprehet Selimi.

Selimi tha se janë në pritje të rezultateve nga autopsia e cila do të konstaton saktë shkaktarin e vdekjes. “Arbenita ka vdekur dy orë pas operimit. Fillimisht na thanë se lindja ka shkuar mirë dhe se gjendja e saj është e mirë. Tek pas dy orësh na njoftuan se ajo ka vdekur” shprehet Mustafa, i habitur se si është e mundur që brenda dy orësh të ndërrojë gjendja e vajzës së vëllaut të tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.