ARKATANA

Flas në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Behgjet Pacolli nuk dëshiron të flasë rreth zhvillimeve që janë duke ndodhur në koalicionin qeveritar dhe në AKR, derisa ndodhet jashtë vendit. Zëvendëskryeministri i Parë ka thënë se kur të kthehet në Prishtinë, do të flasë për të gjitha. Madje edhe për mundësinë e largimit nga politika.

Behgjet Pacolli ka vendosur mos ta thotë asnjë fjalë për hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij si dhe gjithë atë që po ndodh rreth koalicionit qeveritar.

Lideri i AKR’së, në një prononcim për Express, ka thënë se nuk është i interesuar të komentojë ngjarjet që po ndodhin në Kosovë, pasi është duke u marrë me diçka tjetër.

Pacolli nuk ka dashur të japë përgjigje nëse do të largohet nga politika ashtu siç pati paralajmëruar në mars të këtij viti.

Eco Higjiena

“Krejt mbetet që këtë ta them unë, e jo dikush tjetër për mua. Tash jam i zënë, jam në Aeroportin e Francës dhe kam shumë pak kohë që të merrem me ato që i përmendët ju. Kam takime dhe jam duke e bërë punën time”, ka thënë Pacolli, për Express, të mërkurën.

Duke qëndruar jashtë Kosovës, Pacolli ka thënë se nuk po merret as me problemet që janë ngritur kohëve të fundit rreth tij dhe Aleancës Kosova e Re.

“Unë jam në terren edhe jam shumë pak i informuar çka po ndodh andej. Të them të drejtën, jam shumë pak i interesuar çka po ndodh andej. Unë e kam detyrën time për të punuar për qytetarët e Kosovës, e ajo për mua është e shenjtë dhe në rend të parë, çfarë edhe jam duke bërë. Aktualisht jam aty ky duhet të jem”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.