FIDANISHTJA

Flamurtari ia merr një pikë Dritës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Skuadra e re e Superligës së Kosovës në futboll, Flamurtari i Prishtinës, arriti ti shkëpus një pikë skuadrës favorite Dritës, duke luajtur baras me rezultat të bardh 0-0.

Skuadra e Dritës përgjatë 90 minutave atakojë portën e “kuq e zinjëve” të Flamurtarit, por futbollistët e Dritës nuk gjetën rrjetën e portierit Ramadani, i cili me mbrojtjet e tija bravuroze bëri që skuadra e tij të kthehet në kryeqytet me një pikë të merituar.

Në minutën e 10-të, Rexhepi i Dritës nuk e arrinë topin për të shënuar tregohet i ngathët.

Tre minuta më vonë, Kryeziu i Dritës në vend të gjuan në portën mysafire ai pason topin Ismailit i cili ky rast shkon huq.

Xhevdet Shabani pati rast të mirë të shënon së pari në minutën e 37-të, gjuan furishëm por “gardiani” i Flamurtarit, Ramadani shpëton gol të sigurt, rast të njëjtë Shabani pati edhe në minutën e 72-të, por edhe kësaj radhe golin ia mohon portieri Ramadani duke shpëtuar gol të sigurt.

Uji Dea

Arbitri i kësaj ndeshje, Kreshnik Vula, ka mundur të tregon pikën e bardhë në minutën e 60-të, pasi një mbrojtës mysafir luan me dorë në
zonë të rreptësisë.

Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të shënojnë në minutën e 78-të, por portieri i Dritës shpëton gol të sigurt.

Në minutën e 80-të, Ramadani nga goditja e lirë nga 32 metra gjuan bukur por portieri i pamposhtur sot i Flamurtarit shpëton portën e tij.

Tre minuta para përfundimit të këtij ballafaqimi mbrojtësi i Dritës, Leci nga goditja e lirë në vend të godas rrjetën e kundërshtarit godet shtyllën.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan këtë ballafaqim të javës së tretë e përcollën mbi 1500 shikues./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.