Eko Higjiena

Flamurtari fiton tri pikë të arta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll, kampioni aktual Drita në stadiumin e saj ka pësuar humbje ndaj Flamurtarit të Prishtinës me rezultat 1-2.

Me këtë fitore skuadra e Flamurtarit ka shtuar gjasat që edhe në vitin e ardhshëm të bëj gara në Superligë.

Futbollistët e Dritës në këtë përballje u paraqitë me formacion të dytë ku trajneri Ardijan Nuhiu ka testuar disa futbollist të rinjë duke parë formën e tyre.

Futbollistët e Dritës ishin më të mirë në pjesën e parë duke e detyruar portierin mysafirë Flamur Nezirin në situata të vështira.

Në minutën e 21-të, Denis Haliti nga 25 metra harkon e më së miri gjendet Klajdi Burba i cili nuk e patë vështirë nga 6-7 metra ta gjenë rrjetën e Flamur Nezirit të Flamurtarit.

Mysafirët me gjithë forcën në pjesën e dytë janë vërsulur drejt portës së Dritës.

Mobi Casa

Florim Bërbatoci dy herë i vetmuar dështon pranë portierit të ri të Dritës, Dorart Ramadani.

“Kuq e zinjët” e Flamurtarit, dy herë godasin pingulen e Ramadanit të Dritës së pari Bërbatovci e pastaj edhe Agron Bruqi.

Në minutën e 60, me goditje të saktë Shend Kelmendi nga 15 metra gjen këndin e Ramadanit për të barazuar 1-1.

Në minutën e 65, nga goditja e këndit më së miri gjendet Agrun Bruqi i cili me kokë shënon, duke i siguruar tri pikë të arta skuadrës së tij për mbijetesë.

Në javën e fundit Drita është mysafire e Ballkanit të Suharekës, ndërsa Flamurtari në shtëpi pret Llapin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.