United Hospital

Flamurtari dërgon Gjilanin në pozitën e barazhit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Derbi i skuadrave të cilat po kërkojnë t`i ikin barazhit, i ka takuar skuadrës nga Prishtina, Flamurtarit, e cila e ka mposhtur Gjilanin në stadiumin e qytetit në Gjilan me rezultat 0-1.

Në një ndeshje e cila vendoste fatin e dy skuadrave, gjyqtari i ndeshjes së sotme Kreshnik Vula ishte akteri më i dobët i ndeshjes, ai për 90 minuta nuk referoi tri penalti të pastërta për Gjilanasit, e cila ndikoi me të madhe në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Vula përpos që nuk referoi tri penalti, ai lejoi që ndeshja të zvarritet nga futbollistët e Flamurtarit duke stimuluar lëndimet e tyre por edhe në disa raste sinjalizoi pozita jashtë lojës të paqena në dëm të “bardh e kuqëve” të Gjilanit.

Në minutën e parë, futbollisti Fiton Hajdari pengohet në zonë nga mbrojtësi i Flamurtarit, Granchov, por Vula lejon që ndeshja të zhvillohet.

Në minutën e 8-të, sulmuesi Ansi Nuka gjuan brenda zonës me dorë luan Dumani i Flamurtarit edhe këtu gjyqtari Vula hesht.

Penalti e pastër ishte edhe në minutën e 53-të, Ansi Nika depërton nga e majta gjuan por me dorë luan mbrojtësi Arbnor Zeqiri por edhe në këtë rast gjyqtari Kreshnik Vula hesht.

FIDANISHTJA

Mysafirët të vetmin rast në ndeshje e shndërrojnë në gol në minutën e 62-të, Shend Kelmendi i vetmuar nga 6-7 metra gjuan furishëm duke gjetur këndin e epërm të portierit të Gjilanit, Haxhihamza.

Me këtë humbje skuadra e Gjilanit tri javë para përfundimit të kampionatit ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e saj në tabelën e klasifikimit.

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani pas ndeshjes nuk është deklaruar për media.

Ndërsa homologu i tij, Arsim Thaqi, ka deklaruar.
“Fitore e madhe e skuadrës time në këto momente të vështira, skuadrat që do të shkojnë në barazh nuk do të dihen deri në ndeshjen e fundit”.

Në javën e 31-të, Gjilanin e pret udhëtim i vështirë në Suharekë ku do të takohet me Ballkanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.