UBT

Flamuri për shqiptarët e Luginës, 30% ndryshe nga ai kombëtar!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Beograd – Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, kur pritet që shqiptarët e Luginës së Preshevës të vendosin flamurin e këtij shteti, vitin e ardhshëm në vend të këtij flamuri duhet të vendosin flamurin e minoritetit të tyre kombëtar, ka thënë kryetari I Këshillit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medegjë, Zoran Stankoviq.

Siç ka shpjeguar Stankoviq, fillimisht duhet të mbahet një simpozium në Fakultetin Juridik në Nish, në të cilin do të marrin pjesë edhe ekspertët nga Fakulteti Juridik i Tiranës.

Hidromorava

“Do të themi se si do të duket flamuri e pakicave kombëtare. Ai mund të ketë bazën e vendit, Shqipërisë, por sipërfaqja e tij duhet të ketë 30 për qind që të dallohet nga flamuri i Shqipërisë. Ky është një standard që vlen gjithkund, andaj do të vlejë edhe në Serbi. Për këtë 28 nëntor është vonë që të ndryshohet flamuri, por vitin tjetër me siguri do të ndryshohet”, transmeton QIK-u deklaratën e Stankoviqit për RTS-në.

Nuk komentohet nëse me këso përqindjeje do të ndryshojë edhe flamuri kombëtar i serbëve në Kosovë nga ai i Serbisë. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.