Fundamenti

Flamuri kombëtar shqiptar në Bujanoc i tmerron serbët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Flamuri shqiptar, që ishte vendosur të premten në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, vazhdon të valojë në këtë ndërtesë. Përveç në ndërtesën e Këshillit Kombëtar në Bujanoc, flamuri me shqiponjën e zezë valon edhe në ndërtesat komunale në Preshevë dhe Bujanoc, ndonëse përkrah flamujve të shtetit serb, shkruan Blic.

Sipas këtij portali, “shqiptarët janë i vetmi komunitet minoritar në Serbi, Këshilli i Kombëtar i të cilëve nuk e ka flamurin e vet, por në vend të kësaj, kundërligjshëm përdorin flamurin e Shqipërisë”.

“Tensionime të tilla në jug të Serbisë paraqiten sa herë afrohet festa e Flamurit Kombëtar, më 28 Nëntor”.

UBT

Siç raporton Blic, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve nuk ka marrë leje nga askush për ta vendosur të premten flamurin e Shqipërisë në objektin e saj, i cili ka vazhduar të qëndrojë aty edhe gjatë vikendit.

“Flamurin e Shqipërisë të premten e ka vendosur në Bujanoc, kryetari i ri i Këshillit nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.

Sipas këtij portali, ai e kishte vendosur flamurin në tarracën e ndërtesë, kurse më pastaj në praninë e kryetarëve të Komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifit dhe Ragmi Mustafës, ua kishte uruar të tubuarve Ditën e Flamurit”, shkruan portali serb. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.