KKVITI

Flamur Kastrati i pandalshëm, shënon golin e tetë në Norvegji

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Flamur Kastrati është sulmuesi më në formë shqiptar momentalisht.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin norvegjez me skuadrën e tij Kristiansund.

26-vjeçari me skuadrën e tij ishin mysafir tek Valerenga dhe morën një fitore tejet të rëndësishme 0-2.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi mesfushori tjetër nga Kosova, Liridon Kalludra.

Flamur Kastrati me djalin e tij Lorikun duke festuar fitoren në fund të ndeshjes

Hidromorava

Në minutën e 62-të, Kastrati arriti të shënonte golin e dytë për ekipin e tij në këtë takim dhe të tetin këtë edicion.

Goli ndaj Valerengas e bën Kastratin shënuesin shqiptar më të mirë këtë edicion me tetë gola.

Edhe pse po kalon nëpër një formë fantastike, Kastrati nuk është ftuar nga Kosova me ardhjen e trajnerit Bernard Challandes.

Pas lëndimit të Rashanit, mbetet të shihet nëse Challandes do ta ftoj Kastratin për ndeshjet e muajit nëntor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.