RCCOLA

Flamur Hyseni, profesori universitar mund të jetë shpresa e të ardhmes për qytetin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Flamur Hyseni është njëri nga emrat më të përfolur kohëve të fundit që është kontaktuar nga partitë e ndryshme politike në Gjilan. Pavarësisht epilogut të këtyre bisedave në të ardhmen Flamur Hyseni mund tua prish shumë politikanëve dhe partive matematikën në zgjedhjet e ardhshme. Gjilani do të ishte me fat ta kishte një kryetar komune me kredibilitet etik, profesional e kombëtar siç është Flamur Hyseni.

A do të angazhohet Flamur Hyseni në politikë dhe a do të hyjë në degën e PDK-së së Gjilanit, prej nga edhe do të kandidohej për kryetar të komunës, janë biseda e zhvillime interesante që kanë ndodhur kohëve të fundit në politikën gjilanase.

Në fakt sipas burimeve tona Flamurin tashmë e kanë kontaktuar shumica e partive politike në Gjilan, por interesimin më të madh e ka shfaqur dega e PDK-së e cila përmes njerëzve në kryesinë qendrore, dëshirojnë që Flamurit t`ia besojnë degën e PDK-së në Gjilan.

Në fakt angazhimi i Flamur Hysenit në PDK e Gjilanit do të ishte lajmi më i mirë i mundshëm për këtë subjekt politik i cili ka dy vite që nuk po gjen rehati dhe realisht asnjë rezultat ose rritje të saj nuk e ka arritur.

Angazhimi i Flamur Hysenit i jep kurajo, vullnet e motiv edhe qytetarëve të tjerë jashtë PDK-së sepse Gjilani me qeverisen e fundit është degraduar institucionalisht dhe ka humbur shumë projekte dhe ka mbetur mbrapa nga komunat e tjera.

Ndryshe, Flamur Hyseni është profesor universitar dhe një nga kuadrot e kompletuara profesionalisht e kombëtarisht.

Eco Higjiena

Një njeri me vlera e cilësi të rralla intelektuale dhe akademike, dashamirë e përkrahës i dijes dhe i shkencës, i guximit dhe i reformave të mëdha. Intelektual me përmasa serioze dhe njeri i fjalës dhe i edukuar maksimalisht.

Flamur Hyseni nuk e mohon se ka pasur interesime nga partitë politike të Gjilanit.
“Kohët e fundit më kanë kontaktuar partitë politike kryesore përmes zyrtarëve të tyre. Kam pasur disa biseda, lidhur me angazhimin tim në parti politike, sepse disa prej tyre i kam edhe miq qe disa vite. Por, ende nuk kam vendos përfundimisht. Ndërsa, është shumë e rëndësishme, që në Gjilan kohët e fundit po diskutohet në qarqe të ndryshme intelektuale të bëhet ndonjë grupim jo partiak” ishte përgjigja e Flamur Hysenit për rajonipress.

Pavarësisht epilogut të fundit kyçja e Flamur Hysenit edhe në ndonjë grupim jo politik do ta ndryshonte komplet skenën politike të Gjilanit.

Kalibri i Flamur Hysenit i duhet qytetit Gjilanit më shumë se kurrë sepse me zgjedhjet e fundit u pa se Gjilani zgjodhi aksidentalisht për kryetar një politikan të papërvojë totalisht dhe i papërgatitur në shumë sfera.

Shoqëria civile e mediet në përgjithësie kanë mirëpritur idenë që Flamur Hyseni të jetë pjesë e politikës në Gjilan./rajonipress/