FIDANISHTJA

Flamur Hyseni kontribuues i madh i themelimit të Universitetit Publik të Gjilanit, merr detyrë të re

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Flamur Hyseni është larguar nga Universiteti i Gjilanit për të vazhduar punën e tij shkencore e mësimore në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Hyseni ishte njëri nga themeluesit e Universitetit të Gjilanit, dhe udhëheqës i degës së Fakultetit Juridik. Me rastin e largimit është nderuar nga stafi i Universitetit, studentët, profesorët dhe pjesa e administratës të cilët e kanë vlerësuar lart kontributin që ai dha në ndërtimin e Universitetit Publik të Gjilanit.

Hyseni me këtë rast para një auditorumi të madh në ambientet e Universitetit ka thënë se përgjatë tre viteve pata përgjegjësinë dhe nderin të themeloja dhe udhëheq Fakultetin Juridik të UKZ-ës në Gjilan. “Jam falënderues dhe mirënjohës të gjithëve për përkrahjen dhe bashkëpunimin e treguar për gjatë tërë procesit themelues dhe konsolidues. Isha me fat se isha nga ditët e para të themelimit të UKZ, nga janari i vitit 2013 e deri më tani në konsolidimin e universitetit dhe veçanërisht të Fakultetit Juridik” ka nënvizuar Hyseni.

Hyseni ka thënë se vërtetë qenka kënaqësi, por edhe krenari kur përfundon një detyrë ashtu siç duhet, por edhe kur ke pas fatin historik të jesh i pari i një institucioni që nga minuti i parë i themelimit të tij dhe ta drejtosh një fakultet të rëndësishëm siç është juridiku deri në konsolidim.

“Për këto tre vite si ngjarje dhe punë të rëndësishme do ta veçoja, akreditimin e parë të fakultetit më 2014 për dy vite, pastaj konkursin për stafin e rregullt akademik, ku tani ky fakultet ka 5 profesor asistent dhe 3 asistent në marrëdhënie të rregullt pune, janë regjistruar 3 gjenerata të studentëve, janë realizuar me dhjetëra vizita institucionale me studentë, debate, tryeza, aktivitete studentore në tërë Kosovën dhe në rajon. Tani është përfunduar i tërë dokumentacioni dhe kemi aplikuar për riakreditim 5 vjeçar”.

Eco Higjiena

E veçanta e krejt këtyre tre viteve është ndërtimi i një klime bashkëpunimi me studentët dhe udhëheqësin e tyre, me kryetarin e tyre Arlind Ajvazin, të cilët e kuptuan se përfaqësimi studentor duhet të ketë identitet studimor dhe intelektual, ata tashmë këtë e kanë bërë dhe janë model për rajonin. Po bëjnë punë të shkëlqyeshme çdo ditë e më shumë ka thënë Hyseni

Hyseni më 26 Prill 2016, nën organizimin e studentëve është përshëndetur me gjithë kolegët nga menaxhmenti, personeli akademik, administrata dhe studentët, duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe rrugëtim të mbarshëm universitetit dhe fakultetit juridik. “E veçanta ishte se studentët me emocione më përshëndetën dhe kjo do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës time akademike. Jam i lumtur që e përfundova në këtë mënyrë. Falënderojë publikun gjilanas për rolin konstruktiv dhe mirëkuptues edhe për punët që nuk kanë ecur ashtu si kanë dëshiruar ata, por ishte mjaft sfiduese, sepse çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Tani, publikut gjilanas i them se ky universitet dhe fakultet juridik është i konsoliduar dhe ka kaluar tranzicionin e tij dhe pres shumë rezultate konkrete nga viti i ri akademik.Udhëheqësit të ri kushdo që është, i dëshirojë fat, punë të mbarë dhe veçanërisht i kërkojë ta bëjë punën edhe më mirë se që e kam bërë unë, sepse tani i ka mundësitë dhe kushtet më të mira”.

Hyseni në mënyrë të veçantë e ka falënderuar ish rektorin themelues, Arben Dërmaku, rektorin aktual Bajram Kosumi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, prorektorët, Shpresë Qamili dhe Dukagjin Leka, sekretarin Vaxhid Sadriu, koleget nga administrata që pata një bashkëpunim të afërt: Luljete Berisha, Minire Rexhepi, Blerta Dushica, Valon Syla, Burim Ademi, Nevzad Halimi, Valon Kllokoqi, Refik Ibrahimi, Nazmedin Daku.

Angazhimin tim të mëtutjeshëm do ta vazhdojë në cilësi të mësimdhënësit si bashkëpunëtor në Fakultetin Juridik ka nënvizuar Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.