Eko Higjiena

Flamur Hyseni e Burim Haliti dhurojnë 60 libra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Organizata “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë”, sot dhuroi librat shkencorë të autorëve Flamur Hyseni dhe Burim Haliti.

Organizata ia dhuroi Bibliotekës ndërkomunale Fan S. Noli në Gjilan librat e dy autorëve, Flamur Hyseni, libri: “Aspekte juridiko – filozofike të nocionit të lirisë dhe vlerës së saj”, dhe Burim Hlaiti, libri: “Prokurimi publik në Komunën e Gjilanit për vitet 2005 – 2007”, dhe librin e tyre bashkautorial “OPINIONE I”, me ç’rast stafi i organizatës i udhëhequr nga Deniza Limani dhe shoqëruar nga Gentiana Kqiku dhe Kaltrina Fazliu dhe dy autorët e librave Flamur Hyseni dhe Burim Haliti u pritën nga Drejtori i Bibliotekës , Shefki Osmani, i cili falënderoi Organizatën dhe autorët e librave për këtë dhuratë të rëndësishme shkencore që ju bë Bibliotekës Fan S. Noli në Gjilan.

Me rastin e dhurimit të librave, autorët e librave, Flamur Hyseni dhe Burim Haliti u shprehën se, ndihen të gëzuar që po kanë mundësi t`i dhurojnë “Tempullit të dijes” Bibliotekës Fan S. Noli të Gjilanit librat e tyre autorial dhe librin e tyre bashkautorial, dhe shprehën emocionet e tyre duke kujtuar ditët e dikurshme të kohës së tyre të studimeve se sa kanë mësuar dhe përfituar dije në këtë Bibliotekë.

UBT

Ata përshëndetën Drejtorin për pritjen që u bëri dhe premtuan se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojnë dhe do t`i dhurojnë librat e ardhshëm të tyre për këtë Bibliotekë.

Organizata dhe autorët e librave bënë dhuratën e njëjtë edhe për Bibliotekën e Kolegjit “GJILANI”, duke ja dhuruar librat e tyre autorial dhe librin bashkautorial.

Të dyja institucioneve, iu dhuruan nga dhjetë kopje të dyja librave autorial dhe nga dhjetë kopje të librit bashkautorial, që gjithsejtë bënë 60 kopje të librave të tyre./rajonipress/