ARKATANA

Flamur Grabovci udhëton në kampionatin botëror të Bodybuilding

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjilanasi Flamur Grabovci ka udhëtuar drejt qytetit të Spanjës Benidorm ku do të merr pjesë në kampionatin botëror të bodybuilding IFBB i cili do të mbahet nga 3-7 Nëntor.

Grabovci si asnjëherë më parë është përgatitur për këtë sfidë botërore të Bodybuilding tani e 8 muaj nga 4 orë në ditë me të vetmin qëllim që të jetë sa më i përgatitur për këtë ngjarje botërore të sportit muskuloz.

Flamur Grabovci ishte dashuruar në këtë sport të vështirë dhe të shtrenjtë para 14 vitesh dhe ishte betuar se një ditë do ta përfaqëson shtetin e Kosovës në arenat më të mëdha Evropiane e Botërore.

Uji Dea

Këtë kënaqësi më herët nuk e kanë pasur shumë garues pasi Federata e Bodybuildingut të Kosovës tani e një vit është pranuar nga të gjitha Federatat Evropiane e Botërore.
“Jam i përgatitur tani e 8 muaj nga 4-5 orë në ditë për këtë garë të madhe botërore do të jetë një sprovë e madhe për mua të ballafaqohem me garues të mëdhenj nga i gjithë globi botëror shpresoj se do të kthehem me kokën lartë nga Spanja ta nderoj së pari mundin tim për gjatë gjithë këtyre viteve, qytetin tim e shtetin tim”, shprehet Grabovci.

Grabovci ka një porosi për të gjithë dashamirët e Bodybuildingut Kosovar.
“Do t`ju bëj krenar e di se shteti i Spanjës ende nuk na ka njohur si shtet por do të mundohem që flamurin e shtetit të Kosovës ta ngrisë në maje të olimpit botëror”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.