Fundamenti

Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bordi Drejtues i kompanisë “Gener 2”, ka vendosur të emëroj Drejtor Menaxhues të Televizionit “A2 CNN” në Kosovë, gazetarin dhe diplomatin Flamur GASHI, një figurë të njohur në fushën e gazetarisë së shkruar dhe kryesisht asaj radio-televizive në Shqipëri, gjithashtu ai është një diplomat i shquar dhe më përvojë të gjatë në diplomaci.


Ky emërim bëhet me qëllimin për të zgjeruar rrjetin e transmetimit të Televizionit “A2 CNN” edhe në Kosovë, si dhe për të fuqizuar pozicionin e Televizionit “A2 CNN” në tregun mediatik në të gjithë hapësirën shqipfolëse. Televizioni “A2 CNN” është partneri ekskluziv i televizionit amerikan me shtrirje globale “CNN”.

Flamur GASHI, ka punuar si gazetar dhe redaktor në disa media në shypin e shkruar si, Redaktor në Revistën “Koha” dhe Gazetën “Kosova” në Tiranë, ai gjithashtu ka punuar si bashkëpunëtor dhe gazetar në Radio dhe Televizionin Shqiptar, ka qenë Kryeredaktor dhe Drejtor i Radio “Kontakt”, radios së parë private në Shqipëri, gjithashtu ka qënë Nënkryetar i Bordit të Mediave të Republikës së Shqipërisë.

z.GASHI, ka kryer funksionin “Këshilltarit” i Ministrit për Informacion dhe Media, si dhe i dy ministrave të Mbrojtës të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ekzil (1996-2000) – me seli në Tiranë. Gjithashtu ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Asociacionin të Atlantikut të Kosovles, me seli në Prishtinë. Ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike – Tiranë, si dhe Drejtor i “Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit” gjatë vizitës së Presidentit Xhorxh W. BUSH në Tiranë.

Ambasador Flamur GASHI, për një kohë të gjatë (nga viti 2005) ka shërbyer si diplomat i Republikës së Shqipërisë, fillimisht si Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Këshilltar për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën i disa Presidentëve të Republikës së Shqipërisë.

Uji Dea

Flamur GASHI, aktualisht është anëtar i Bordit Drejtues dhe Drejtor për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë në Tiranë (KASH), si dhe Ligjërues i lëndeve “Marrëdhënie me publikun” dhe “Media dhe politika”, në Kolegjin Universitar “AAB” në Prishtinë.

GASHI, për një kohë të gjatë ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon pothuajse me të gjitha televizionet në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në rajon, si një nga njohësit e mirë të çështjeve të rajonit në veçanti.

Flamur GASHI, se fundmi rikthehet në media në Televizionin “A2 CNN”, me një rol ekzekutiv pas një periudhe të gjatë të shërbimit në diplomaci, me angazhimin që edhe Kosova të jetë e përfaqësuar denjësisht në hartën e shtrirjes së gjigandit mediatik amerikan dhe global televiziv “CNN”.

Televizioni “A2 CNN”, është një televizion që ka arritur të bëjë një impakt të madh në tregun e televizioneve informative në Shqipëri.
Se fundmi Televizioni “A2 CNN” ka marrë licencën për transmetim në Republikën e Kosovës dhe vazhdon të jetë partneri ekskluziv i Televizionit “CNN” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë./dashnim hebibi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.