Eko Higjiena

Flaka Latifi nga Gjilani fituese e garës së recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2017”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Juria ka përzgjedhur edhe tri recitimet më të mira të këtij edicioni, ku vendi i parë i takoi nxënëses Flaka Latifi nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” – Gjilan, vendi i dytë Lediona Maroka nga Gjimnazi “Ismail Qemajli” nga dardan dhe vendi i tretë Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”- Ferizaj.

Në vazhdën e aktiviteteve të Manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2017”, sot në program kanë qenë garat regjionale të recituesve nga shkollat e mesme.

Në këtë edicion të 16-të me radhë, morën pjesë shkollat e mesme nga Bujanvci, Presheva, Gjilani, Ferizaj, Dardana dhe Vitia.

Këtë garë e shpalli të hapur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, i cili ka falënderuar shkollat pjesëmarrëse që kanë nderuar jo vetëm Manifestimin por edhe figurën e dëshmorit Nijazi Azemi, të cilit i dedikohet kjo ngjarje.

ARKATANA

Në emër të shkollave pjesëmarrëse ka folur profesori Avni Shaqiri, ndërsa gara nisi me dy recitime të vogëlushëve të familjes së dëshmorit Nijazi Azemi.

Juria ka përzgjedhur edhe tri recitimet më të mira të këtij edicioni, ku vendi i parë i takoi nxënëses Flaka Latifi nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” – Gjilan, vendi i dytë Lediona Maroka nga Gjimnazi “Ismail Qemajli” nga dardan dhe vendi i tretë Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”-Ferizaj.

Juria ka vlerësuar se recitimet e sivjetme kanë qenë me cilësi më të lartë dhe përzgjedhja ka qenë më e vështirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.