UBT

Flaka Jahaj, një “Shootingstar” i vërtetë në skenën zvicerane të dizajnit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta zvicerane “Sonntagsblick”, e përshkruan shqiptaren nga Kosova si një “shootingstar shumë të lakmuar të skenës zvicerane të modës”.

Ajo është ulur në atelienë e saj në Cyrih dhe bën me dorë nga fotografia e vendosur në kornizë, e gjyshes së saj. “Ajo ka qenë një person i rëndësishëm për mua, unë e kujtoj se si, vajzë katër vjeçe rrija ulur në prehrin e saj ndërkohë që ajo me duart e goditura nga artroza më mësonte thurjen – një trashëgimi me shumë vlerë për mua deri në ditët e sotme”. Kështu rrëfen 32 vjeçarja Flaka Jahaj për gazetën zvicerane “Sonntagsblick”, e cila e përshkruan shqiptaren nga Kosova si një “shootingstar shumë të lakmuar të skenës zvicerane të modës”.

Me brendin e saj të modës “Iahai”, të themeluar në vitin 2015, ajo është pritur me entuziazëm nga fillimi i këtij viti në “Mode Suisse”, që është platforma më e rëndësishme e modës në Zvicër për disenjatorët e rinj, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.

Në vitin 2014 Jahaj për punimin e saj të masterit, të realizuar në kolegjin me renome të Londrës Central Saint Martins College, ka fituar çmimin e Zvicrës për dizajn.

Si shqiptare e ardhur nga Kosova, Flaka jeton në Zvicër që nga mosha 9 vjeçare. Në Paris ajo ka studiuar për modën dhe, si asistente personale e disenjatorit të famshëm amerikan Rick Owens, ka grumbulluar përvoja të rëndësishme, shkruan më tutje “Sonntagsblick”.

Mobi Casa

Ajo merr në duar një masë tekstili të trashë që është në fakt një tip rrjete e përbërë nga katrorë. “Merr muaj deri sa të përfundohet një thurje e tillë dhe pastaj edhe një javë tjetër deri sa ajo të qepet e të bëhet fustan”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.

Një pulovër nga “Iahai” kushton rreth 700 franga. Ajo e ka orientuar prodhimin e tyre në qytetin e saj të lindjes, në Prishtinë, ku thurja siç e thotë ajo ka një traditë të gjatë.

Atje, me mbështetjen e fondacionit “Ikea” ka punësuar pesë gra që thurin për të. Flaka thotë se e ka të lehtë t`i udhëzojë këto gra, pasi që ato e njohin me kohë zanatin e thurjes, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, puna e tyre shpaguhet mirë për rrethanat e Kosovës dhe u mundëson grave që jetojnë në një ambient patriarkal të japin kontributin e tyre në buxhetin familjar, thotë ajo.

Së fundi, njëra nga punëtoret, Ajshja, me paratë e fituara ka arritur ta regjistrojë të birin në një shkollë private futbolli, që ai e kërkonte me ngulm tash një kohë të gjatë…/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.