FIDANISHTJA

Flaka Jahaj, kreatorja e sukseshme në Zvicër

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Flaka Jahaj është ndër të paktat vajza shqiptare që ka përfunduar studimet master për dizajn të modës. Puna e saj disa vjeçare është shpërblyer edhe me çmime të ndryshme në Zvicër dhe Francë.

E ka pasur ëndërr të bëhet kreatore. Këtë edhe e ka arrit. Flaka Jahaj është ndër të paktat shqiptare në Zvicër e cila ka përfunduar studimet mastër për dizajn të modës. Në moshën 8 vjeçare, vajza nga Prishtina shpërngulet së bashku më motrën dhe nënën e saj për të jetuar në Graubünden. Pas përfundimit të maturës në Cyrih, ajo zgjedh për ta studiuar Historinë e Artit. Një vit më vonë zhvendoset në Paris për të vazhduar studimet për dizajnë të modës. “Në Paris e plotësova ëndrrën time”, thotë Flaka për “albinfo.ch”.

Inspirim i ka veshjet e kulturës shqiptare

Dëshira për të u marr më dizajnë të modës, duket se nuk i ka lindur rastësisht. Ajo e ka ngapak edhe trashëgimi familjare: “ Dizajnin e kam dashur që kur isha fëmijë, ndoshta e kam edhe trashëguar nga nëna ime. Që nga koha kur jetonim në Prishtinë, ajo të gjitha veshjet i dizajnonte vet. Edhe tash është shumë e interesuar rreth modës. Po ashtu edhe motra ime më e madhe ka përfunduar master në Artin e bukur në Cyrih e cila gjithashtu më ka udhëzuar që të mirrem më dizajnë”, shprehet 32 vjeçarja.

Stili i dizajneve të saj është krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, por Flaka thotë se insperimin për kreacione e gjënë pikërisht te veshjet dhe kultura shqiptare.

“Kultura shqiptare ka qenë një insperim i madh për mua, nga veshjet folklorike të gjysheve tona e deri të punimet e dorës kanë qenë të shkëlqyeshme. Duke e krahasuar kulturën artizanate shqiptare me kulturat tjera Evropiane, kam vrenjtë detaje të veçanta të kulturës sonë të cilat nuk i ka asnjë kulturë në botë . Prandaj kam vendos që kulturën tonë ta avansoj dhe ta plasoj në kuptim modern të modes”, tregon Flaka e cila për dy vjet ka qenë asistente e dizajnerit Rick Owensit në Paris ku më preferencën e tij ka shkuar në Angli për të përfunduar magjistraturën për dizajnë të modës.

HW

Fituese e çmimit “Swiss Design Awards 2014”

Puna e palodhshme e saj dhe sukseset e arritura kanë bërë që Flaka të shpërblehet edhe më çmime të shumta nëpër Evropë. Ajo ka fituar çmimin e parë në një konkurrim në shkollën “Atelier Chardon Savard” dhe “Studio Bercot” në Paris. Ka bashkëpunuar me “Some/Things Magazine” me një koleksion punë dore për një set fotografish në Seoul me dizajnët e Songzios. Përvojë e jashtëzakonshme profesionale me Rick Owens në Paris, finaliste e Mercedes Benz Fashion Days Zurich, në Annabelle Award 2012 si dhe suksesi më i madh ishte vitin e kaluar ku ishte njëra nga fitueset e çmimit “Swiss Design Awards 2014”. “Ka qenë për mua nder i madh që të fitoj ndoshta si e para shqiptare këtë çmim në Zvicër, kur dihet se arti dhe dizajni në Zvicër është i veçantë dhe kanë kritere të shumta” pohon Flaka për “albinfo.ch”

Dizajnerët të cilët ajo i ka si model janë: Rick Owens, Raf Simons, Rei Kawakubo, Martin Margjela, ndërsa në dëshirat e saj për të ardhmën, është që të këtë bashkupinim me një shqiptare. “Janë disa emra më të cilët kisha pas dëshirë të bashkëpunoj, por sigurisht që në mesin e tyre është Rita Ora. Ajo është një imazh i gjithë shqiptarëve në botë”.

Flaka është duke punuar rreth një koleksioni të ri i cili do të prezantohet në qershor në një galeri në Cyrih si dhe do ta prezantoj edhe në galerinë e motrës “iahai” në Prishtinë./albinfo/

Më shumë infromacione: http://iahai.international/flaka/

Arben Gjinaj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.