ARKATANA

Flaka Jahaj, fituese e “Swiss Design Awards” 2014

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Punimet e Flaka Jahajt të kujtojnë kostumet kombëtare nga vendlindja e saj, Kosova, shkruajnë mediet zvicerane.

Janë shpallur emrat e fituesve të çmimit kryesor të Zvicrës për dizajn për vitin 2014. “Swiss Design Awards” jepet nga Zyra Federale për Kulturë (BAK) për arritjet më të mira të dizajnit në fusha si: fotografia, dizajni grafik, dizajni i modës dhe tekstilit dhe dizajni në produkte ose objekte.

Çmimi, i cili jepet që nga viti 1918, sivjet u është ndarë 20 personave ose ekipeve. 3 çmime janë ndarë për fotografi, 9 për dizajn grafik,4 për dizajn mode dhe tekstili dhe 4 për dizajn produktesh dhe objektesh.

Njëra ndër katër fitueset e çmimit për dizajn mode dhe tekstili është kreatorja shqiptare e modës, Flaka Jahaj. Flaka është e lindur në Kosovë ndërsa është rritur dhe shkolluar në Zvicër. Viteve të fundit artistja shqiptare jeton në mes të Parisit, Londrës dhe Zvicrës, e angazhuar për firma të mëdha të modës.

Punimet e Flaka Jahajt të kujtojnë kostumet kombëtare nga vendlindja e saj, Kosova, shkruajnë mediet zvicerane duke prezantuar disa prej tyre.

Mobi Casa

Secili çmim përmban edhe vlerën monetare që është 25 mijë franga ose i kthyer në një mundësi praktikumi apo një qëndrimi në ndonjë atelie jashtë vendit.

Njëra ndër të shpërblyerat, Jahaj ka thënë për gazetën “Tageswoche” se me këtë shumë parash të fituar do të mbulojë shpenzimet e bëra. Flaka është shprehur se puna që bën ajo me dëshirë, mjerisht nuk mund të shitet në mënyrë masive.

Kanë konkurruar 303 artistë me 252 dosje. Prej tyre komisioni federal ka ndarë në një përzgjedhje më të ngushtë 49 projekte nga të cilat në fund kanë dalë 20 më të mirat.

Punimet e shpërblyera dhe të tjerat, të përzgjedhura do të ekspozohen nga e hëna (16 qershor, ora 18) në Halle të Qendrës së panaireve në Bazel. Ndarja e çmimeve do të bëhet më 17 qershor po ashtu nga ora 18.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.