UBT

Flaka Goranci, thjesht e magjishme!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mezzosoprani i ngrohtë i këngëtares nga Kosova Flaka Goranci e perfeksionon përjetimin e papritur tingullor. Ajo e bën poezinë e madhe që të depërtojë përtej çdo barriere.

Thjesht, mrekulli. “Albanian Flowers” siç titullohet albumi i Flaka Gorancit, i zhyt dëgjuesit e tij në një botë të pabesueshme tingujsh dhe butësie të “Terra incognita-s” së Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës. Lule poetike muzikore që rrëfejnë për malet, për grykat, brigjet, urat e vjetra, lulekëmbanat dhe betimet e dashurisë, për miqësitë dhe dasmat, shkruan Wiener Zeitung dhe transmeton albinfo.ch shkrimin për albumin e këngëtares shqiptare nga Kosova te cilin e ka promovuar gjatë majit në Vjenë.

“Bashkë më ansamblin “Dielli” do ta fillojmë nje turne më 16 tetor në Tiranë, për të vazhduar më 6 nëntor në Prishtinë, më 7 nëntor në Gjakovë si dhe më 6 dhjetor në Cyrih, është shprehur Goranci për albinfo.ch tek ka folur rreth turneut të saj për promovimin e albumit “Albanian Flowers”.

ARKATANA

Mezzosoprani i ngrohtë i këngëtares nga Kosova, Flaka Goranci, e perfeksionon përjetimin e papritur tingullor. Ajo e bën poezinë e madhe që të depërtojë përtej çdo barriere dhe përmes këngës popullore të përpunuar në këngë artistike popullore ajo na ofron një pamje në artin e atdheut të saj, shkruan më tutje Wiener Zeitung.

Në orkestrimin e realizuar nga Kushtrim Gashi me piano (Mennan Bërveniku), violinë (Adela Frasineanu) dhe violonçel (Edison Pashko) bëhet e qartë se sa rëndësi kulturore-historike ka ajo (muzika) për historinë e kësaj pjese të Evropës. E magjishme./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.