FIDANISHTJA

Flaka e lirisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Muaj i parë në Kalendar, Nuk është tjetër veç Janar, Që fillon me Flakadanë, Anë për anë nëpër Gjilan

Flakë e ndezur xixa stralli
Nuk luhatet për së gjalli
Sa t’ketë jetë deri n’amshim
Rron i freskët një kujtim

Me jehonë nëpër breza
Për heronj dhe varreza
Një lavdi burrave të dheut
Që i lanë një nam Atdheut

FIDANISHTJA

Brez pas brezi fitil flake
Nuk u zbehe nuk u plake
Rron si gaca prush i gjallë
Për një jetë me ideal

Me homazhe për dëshmorë
Vazhdon marshi kulturor
Për një Komb e një Flamur
Varri i trimit ndrit si nuri

Sevdail Hyseni
(Poezi kushtuar manifestimit, tashmë, tradicional “Flaka e Janarit”, në Kosovë e Maqedoni, e cila mban të freskët në kujtesë luftën heroike të brezave tanë ndër shekuj)