ARKATANA

‘Flaka e Janarit’ ka vazhduar me akademinë kushtuar heronjve

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan -“Flaka e Janarit 2023”, manifestim shumë kulturor që tash e 32 vite tradicionalisht mbahet në Gjilan, këtë të martë ka vazhduar me Akademinë e Flakës, e cila u dedikohet heronjve të rënë në janarin e acartë, por edhe në janarin e lirisë.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, në hapje të Akademisë së “Flakës së Janarit 2023”, ka theksuar se Janari është muaji kur Gjilani i drejtohet kombit tonë, është kryeqendër kulturore e shqiptarëve, muaji i janarit është muaj i acartë e i ngrohtë, ky muaj në Gjilan mbledh mijëra artdashës nga të gjitha trevat shqiptare.

Gjilani – qytet i kulturës e i artit, po e vazhdon traditën që me vlera artistike të nderojë dëshmorët e kombit, vlera më e madhe që e kemi si shoqëri.

Këtë vit sërish po shënojmë përvjetorët e rënies së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, përvjetorët e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, ka thënë kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, i cili ka kërkuar që vlerat e tyre të larta të barten tek brezat e ardhshëm, ngase koha e rrezikshme për të kontribuar për vendin tashmë ka kaluar, andaj çdo gjeneratë e re që vjen duhet të ndjek shembullin e dëshmorëve në përkushtimin e tyre për kulturë, dituri e edukatë, ndërsa sakrifica e tyre për vendin duhet të jetë shembull i angazhimit tonë dhe e punës sonë për të ecur drejt të ardhmes.

“Në kohë lirie kërkohet vetëm punë e përkushtim, ndërsa në kohë lufte kërkesa mund të jetë shumë më e shtrenjtë e kjo mund të jetë edhe jeta e njeriut”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, i cili ka shtuar se dokumentari kushtuar dëshmorit Xhevat Qerimi është forma më e mirë për të dëshmuar se si ruhet kujtimi për dëshmorët deri në përjetësi dhe që sigurojnë se e kaluara mbetet në kujtesën tonë, ndërsa është garanci që pushtimet e okupatorët as nuk përsëriten e as nuk kthehen.

UBT

“Ne nuk mund të jemi dëshmorë të luftës, ngase këtë obligim e kanë kryer para nesh të tjerët, por ne mund të bëhemi heronj të paqes, të zhvillimit e të mirëqenies”, ka thënë, Alban Hyseni.

Hydajet Hyeseni, njëri nga nismëtarët e Flakës së Janarit, në këtë akademi ka thënë se nismëtarët e “Flakës së Janarit” janë pikërisht ata që po i përkujtojmë dhe se “Flaka…”, ka kuptim të plotë duke kujtuar ngjarjet historike në vazhdimësi, që nga acari i ftohtë i janarit pas Luftës së Dytë Botërore, demonstratat e vitit 1968 e 1981, të cilat tundën dhe nisën rrënimin e ish-Jugosllavisë e deri te lufta çlirimtare e fitimtare.

“Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, po i bashkonin këto dy gjenerata, po internacionalizonin çështjen e pazgjidhur shqiptare, andaj porosia e bashkimit të tyre duhet të na shërbejë edhe sot dhe se përvjetorët e tyre duhet të na gjejnë edhe më të bashkuar”, ka thënë Hydajet Hyseni, veprimtar i çështjes kombëtare.

Në këtë akademi, Kori i Universitetit “Kadri Zeka” ka interpretuar këngë korale, të kompozuara nga dr. Drita Kryeziu, njëherësh edhe dirigjente, kurse më pas është dhënë një kronologji e “Flakës së Janarit” që nga themelimi i saj edhe atë nga këndvështrimi i revistës letrare “Agmia”, nga ku janë përzgjedh pjesë nga secili i vit i “Flakës..” e që janë interpretuar nga moderatorja Alisë Bekteshi.

Është dhënë edhe një dokumentar kushtuar heroit Xhevat Qerimi, ku është përmbledhur tërë veprimtaria e heroit, kontributi i të cilit në arritjen e lirisë është i pamohueshëm. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.