Fjolla Morina me projekt të ri
Ka vetëm pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë, por Fjolla Morina nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket aktiviteteve muzikore.
Këngëtarja është duke punuar rreth një projekti të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Fjolla përmes rrjeteve sociale duke publikuar disa pamje nga studioja ku po punohet kënga e saj e re.
Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij projekti, porse ka paralajmëruar se do të jetë gati shumë shpejt.
Kujtojmë se videoklipi i saj i fundit ishte “Syn syn” i publikuar gjatë muajit qershor, ku artistja shfaqi trupin e saj me bark të fryrë, nudo. /Telegrafi/


