United Hospital

Fjalori Enciklopedik i Kosovës, fjalor kundërkombëtar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Rexhep Qosja – Fjalori i ashtuquajtur Enciklopedik i Kosovës është përmbledhje dyvëllimëshe që nuk i plotëson kriteret elementare për t’u quajtur vepër profesionale, shoqërore e kombëtare.

Fjalori në fjalën është vepër e konceptuar dhe e përgatitur prej diletantëve të punës shkencore e punës profesionale.

Në këtë Fjalor nuk çmohen as masa, as kriteri, as parimi, as merita, as vlera, që janë parimet themelore të cilave duhet t’u përmbahen përpiluesit e enciklopedive.

Do parë kush krejt është futur në të dhe do parë kush krejt është lënë jashtë tij për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë Fjalor.

Do parë cilat institucione të përtashme e cilat institucione historike janë futur në të e cilat janë lënë jashtë tij për të parë çfarë fanatikësh politikë e partiakë e kanë konceptuar atë Fjalor!

Fjalori Enciklopedik i Kosovës është përmbledhje njësish shkrimore, kur e kur shkarravinash, në të cilin cenohet plotësisht dhe qëllimisht njësia e historisë, e gjeografisë, e kulturës, e qytetërimit shqiptar: e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe e jetës kombëtare në përgjithësi në historinë dhe në të përtashmen e saj.

Në këtë mënyrë Fjalori në fjalë është bërë përmbledhje e konceptit serb për ndarjen e Kombit shqiptar në dy kombe: në kombin e shqiptarëve të Shqipërisë të quajtur albanci dhe në kombin e shqiptarëve të Kosovës e të ish Jugosllavisë në përgjithësi të quajtur shiptari ose shiftari!

Cenimi i këtillë i njësisë së Kombit shqiptar e bën Fjalorin në fjalë vepër kundërkombëtare që komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, kurse të shqiptarëve të Kosovës në veçanti!

Fundamenti

Fjalori Enciklopedik i Kosovës është fryt i zi i privatizimit partiak të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!

Fjalori Enciklopedik i Kosovës është fryt i zi i privatizimit të kësaj Akademie prej një Klani mafioz!

Fjalori në fjalë është fryt i zi i korrupsionit të pandalshëm e të shumëllojshëm që e ka gllabëruar këtë institucion.

Vizita e djeshme e tre pushtetarëve të lartë të Kosovës në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës tregon se sa janë fundosur dija, vetëdija, drejtësia, ligji, ndërgjegjshmëria në institucionet më të larta të Kosovës: në Presidencën dhe në Qeverinë!

Me praninë e tyre aty ata në të vërtetë i shpallën të ligjshme edhe privatizimin partiak, edhe privatizimin klanor, edhe korrupsionin, edhe zhvatjet, edhe vjedhjet, edhe krimin në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës sot. Dhe, i shpallën të ligjshme në vend se t’i propozojnë Kuvendit të Kosovës, si finansues i asaj Akademie të shpërfytyruar, të degjeneruar, që të marrë masat ligjore për shërimin e për shpëtimin e saj sa më të shpejtë prej gjithë atyre të këqijave që e sundojnë sot!

Deri kur do ta lejojë populli i Kosovës këtë analfabetizëm shkencor e profesional, këtë korruptim, këtë degjenerim, këtë shfrenim në Akademi dhe në politikën shtetërore të Kosovës?!

Prishtinë, 16.10.2018

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.