Fundamenti

Fjalimi i Fatmir Sejdiut, më 28 nëntor 1997, aty ku për herë të parë doli UÇK’ja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Fatmir Sejdiu, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LDK’së, kishte mbajtur një fjalim, më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e vrasjes së profesorit Halit Geci nga policia serbe. Sejdiu, kishte marrë pjesë në varrim në emër të Ibrahim Rugovës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe kishte thënë se pavarësisht vrasjeve dhe dhunës, rruga e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndalet. Vetëm pak minuta pas përfundimit të fjalimit të tij, aty kishin folur për herë të parë në emër të UÇK’së, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi. Exrpress sjell për herë të parë xhirimet ekskluzive të kësaj ngjarje.

Fatmir Sejdiu, para 17 viteve, pikërisht më 28 Nëntor të vitit 1997, kishte mbajtur një fjalim në varrimin e profesorit Halit Geci, i vrarë një ditë më parë, derisa kishte qenë dukë dhënë mësim në një shkollë afër fshatit Llaushë të Skenderajt.

Varrimi i Gecit ka ndodhur më 28 Nëntor në fshatin Llaushë, në të cilin kishin marrë pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova e vende tjera.

Në këtë ceremoni kishin folur disa përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Mobi Casa

Në emër të Presidentit Rugova dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës kishte folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Fatmir Sejdiu, i cili kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Me këtë rast, Sejdiu kishte thënë se, pavarësisht dhunës dhe vrasjeve rruga e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndalet.

“Pavarësisht intensitetit dhe dhunës dhe terrorit nuk mund të na ndalin në rrugën pavarësisë, të cilën e kemi filluar dhe këmbëngulim se do ta realizojmë… Ju thërras që të këmbëngulim rrugën e filluar”, kishte thënë Fatmir Sejdiu, një fjalim që tak tani publikohet për herë të parë nga Gazeta Express.

Pas fjalimit të Sejdiut dhe të tjerëve në skenë, ishin ngjitur për herë të parë pjesëtarët e UÇK’së – Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi, të cilët kishin folur para pjesëmarrësve të varrimit të Halit Gecit. Ky varrim, i mësuesit Halit Geci, mbahet mend edhe për faktin që aty, për herë të parë, pjesëtarë të maskuar të UÇK’së kishin folur para qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.