FIDANISHTJA

Fjalët e para të Hadergjonaj si lojtar i Kosovës: Do të luaj për fanellën më të bukur në botë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Florent Hadergjonaj ka konfirmuar se ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke këmbëngulur se gjithmonë ka qenë dëshira e tij të luajë për vendlindjen e vet.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi gjatë ditës së Hadergjonaj edhe zyrtarisht është pjesë e Kombëtares verdhekaltër pasi është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe janë plotësuar të gjitha dokumentacionet, shkruan Gazeta Express.

24-vjeçari ka qenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës U-20 dhe U-21, si dhe e ka bërë një paraqitje edhe për Kombëtaren seniore helvete, në një ndeshje miqësore, para se t’i bashkohej Kosovës.

Mbrojtësi anësor i Huddersfield Town, klubit që deri në këtë sezon bëri gara në Premierligë, shkroi në Facebook se është i gatshëm ta veshë fanellën më të bukur në botë tani.

FIDANISHTJA

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë”, shkroi ai.

Për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës, Hadërgjonaj e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe tani është i gatshëm për ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen si mysafirë.

“Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tone”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.