Eko Higjiena

Fjalët e para të Arbër Zenelit pas rikthimit te Elfsborg – aty ku do të luajë vëllain e tij

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Arbër Zeneli është deklaruar si lojtar i Elfsborg, klub ky ku i ishte bashkuar në të kaluar si 12-vjeçar.

Lojtari kosovar ka thënë se ndihet shumë i lumtur që rikthehet tek klubi suedez, pasi ka shumë kujtime të mira.

“Ndihem shumë mirë. Është gjë shumë e mirë që më në fund përfundoi gjithçka”, ka thënë Zeneli për faqen zyrtare të klubit.

“Kur e mendoj kohën prapa, natyrisht se kënaqem. Kam shumë kujtime të mira dhe pozitive përgjatë periudhës sime tek Elfsborgu. E falënderoj secilin për përkrahjen që e mora dhe shpresoj që të njëjtat suksese t’i kemi edhe tani”.

Zeneli me Heerenveenin luajti 100 ndeshje dhe pati 21 gola e 27 asistime përgjatë tri viteve të kaluar me skuadrën holandeze, para se të transferohej te Reimsi në janar të vitit 2019.

Fundamenti

Me Reimsin, Zeneli pati nëntë gola të realizuar e 14 asistime në 82 ndeshje.

Në verën e vitit të kaluar u transferua te Adana Demirspori në Turqi ku i pati 13 paraqitje.

“Futbolli holandez është shumë sulmues dhe ke shumë situata një kundër një. Në Francë ka shumë lojtarë të fortë fizikisht dhe shumë të shpejtë. Kishte emra të mëdhenj në ligën franceze, ndërsa është dashur të përballesh edhe me lojtarë si Neymar apo Mbappe. Ishte periudhë shumë e rëndësishme për mua ku fitova shumë eksperiencë”, ka vazhduar tutje Zeneli.

Tek Elfsborgu, Zeneli do të luajë me vëllain e tij të vogël, Besfortin. Besforti është 21-vjeçar.

“Rikthimi tek Elfsborgu lidhet edhe me kalimin e Besfortit te skuadra seniore. Shpresoj të jetë periudhë kënaqësie. Do të mundohem ta ndihmojë atë dhe ekipin në mënyra të ndryshme. Kemi folur me të dhe jemi këtu së bashku për ta përkrahur njëri-tjetrin. Do të jetë gjë shumë e mirë që do të jem afër tij dhe të luajë me të së bashku”, ka potencuar më tej Zeneli. /Telegrafi/