FIDANISHTJA

Fjalët e Hazirit rreth borxheve nga opozita merren si fjalë në “hava”

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri duke iu referuar borxhit të trashëguar dhe në bazë të raportit të prezantuar nga Salih Kqiku, drejtor i financave, ka thënë se qeverisja e kaluar duhet të turpërohet karshi qytetarëve për borxhet e mëdha që ka lënë. Por Bujar Nevzati ka thënë se kryetari i komunës po vazhdon me avazin e tij duke mos thënë asgjë konkrete, dhe e ka lutur atë të jetë konkret e me argumente e jo të thotë vetëm fjalë në “hava” siç e ka zakon.

Salih Kqiku drejtor i financave derisa ka paraqitur raportin e tij financiar për vitin 2013 nuk është pëlqyer nga tabori opozitar me arsyetimin se nuk po thuhet e vërteta e saktë rreth borxheve, por po manipulohet me fjalë të kota e të paargumentuara.

Salih Kqiku para këshilltarëve komunal ka thënë se borxhi i trashëguar arrin në 9.6 milion euro, duke llogaritur edhe detyrimet kontingjente dhe sektorët e tjerë financiar të llogaritur nëpër drejtori.

Por kjo shifër e ka ngacmuar opozitën e cila sipas Bujar Nevzatit, Sahit Abazit e Riad Rashitit janë më tepër fjalë në hava. Reagimet e PDK-së ishin se borxhi kap një vlerë prej 4 milion e 200 mijë euro.

Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se qeverisja e kaluar duhet të turpërohet karshi qytetarëve për borxhet e mëdha që ka lënë dhe ka premtuar se kjo nuk do të përsëritët kurrë në qeverisjen e LDK-së. “Një pjesë e këtij raporti financiar do të jetë lëndë shqyrtimi për Gjykatë dhe unë kërkoj mirëkuptim nga qytetarët si dhe këshilltarët komunal për disiplinën financiare e cila është e obligueshme për shkak të këtyre borxheve, që duhet të shlyhen patjetër. Përndryshe, si rrjedhojë e gjendjes së keqe të krijuar pikërisht nga borxhet e grumbulluara, mund të thuhet se Komuna e Gjilanit i ka plotësuar të gjitha kushtet për falimentim” tha Haziri.

Haziri ka thënë se vetëm Zyra e kryetarit në qeverisjen e kaluar ka harxhuar katër herë më tepër sesa për aktivitete kulturore.

ARKATANA

Zijadin Maliqi (LDK) ka paraqitur një analizë më të thellë të raportit financiar duke thënë se borxhi prej 4.2 milion euro është i faturuar ndërsa sa i përket detyrimeve kontingjente edhe ato duhet të evidentohen në raport sepse ashtu e kërkon ligji.

Arben Mehmeti (LDK) ka thënë se keqmenaxhimi financiar i qeverisjes së kaluar e që pasqyrohet edhe në raport, ka qenë e tejdukshme.

Duke mos u pajtuar me këto vlerësime Bujar Nevzati këshilltar nga PDK ja tha se kryetari i komunës po vazhdon me avazin e tij duke mos thënë asgjë konkrete, dhe e ka lutur atë të jetë konkret e me argumente e jo të thotë vetëm fjalë në “hava” siç e ka zakon.

Kurse, Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së ka thënë se borxhi i komunës nuk është ajo shumë çfarë thotë kreu i komunës dhe pozita, por se duke llogaritur edhe mjetet e mbetura, bile është më pak se 4 milion euro. “Mos shpikni shifra dhe nëse keni argumente për gjykatë drejtohuni gjykatës e mos luani lojë fjalësh këtu” tha Abazi.

Riad Rashiti (PDK), ka mohuar të jetë borxhi i tillë sa thotë pozita duke i quajtur ato borxhe të shpikura. “Pse nuk po i përmendi të gjitha punët e mira që janë bërë duke përfshirë këtu edhe projekte milionësh që janë realizuar në qeverisjen e kaluar” tha Rashiti i cili ka kërkuar nga qeverisja e tanishme t`i servisojë borxhet, siç ka bërë edhe qeverisja e kaluar kur e kishte marr pushtetin nga LDK-ja e atëhershme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.