Hidromorava

Fjala e tij sa shkëmbi peshë (Rexhep Berishës)

/ 1 minutë lexim
HW

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

I drejt
e i gjatë
si lis
artiri

Shtati
i tij
i fortë
si rrapi

N’tirqi
galana
shokën
n’mjedis

Plisin
mbi kokë
si bjeshkë
në borë

Zemër
gjërë
plot
bujari

I tëri
ishte
vetëm
vlerë

Burrë
i madh
sa një
shekull

Fjala
e tij
sa shkëmbi
peshë

Durues
i urtë
prush
në brendësi

Sa që dhe
guri
do shkrepte
zjarr

Kurrë
nuk foli
veç sa
më folë

Eco Higjiena

Heshtja
e tij
sa njëmijë
fjalë

Burrë
i kohës
burrë
i dheut

Nuk u
mposht
nga asnjë
stuhij

Ballin
lart
përherë
krenar

Edhe kur
hasi
në pa
udhësi

Por n’shtrat
lirie
s’ndihej
komod

Se ca tekee
bajraktarësh
po e bënin
për më u lodhë

Ndonjëherë
urt qortonte
mosni mor burra
se s’bën kështu

Sepse e këndëshmja
është si lavire
që shumë kënd
e ka turpëru.

Ruzhdi Kqiku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.