HW

Fitues i Orës së Madhe letrare “Muza e Agimit” është Shaip Beqiri, poet nga Prishtina

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zhegër – Edhe sot Zhegra e përkujtoi me vargje, djaloshin e Karadakut, Agim Ramadani, heroin e kombit. Me këtë rast, në Zhegër të Gjilanit u mbajt Ora e Madhe letrare “Muza e Agimit”, e cila orë letrare iu kushtua Agimit të lirisë. Ishte kjo një orë e Madhe letrare, ku morën pjesë afro njëqind krijues nga Gjilani, Zhegra, Vitia, Prishtina, Presheva, Tetova, Shkodra, Bujanoci e mes të tjera shqiptare.

Fillimisht, Xhyzide Selimi, udhëheqëse e Orës së Madhe letrare “Muza e Agimit”, tha se sot jemi tubuar, si një, për ta nderuar e përkujtuar Agim Ramadanin në vargje. “Për dallim prej orëve letrare të mëparshme, kjo e sotit është më e përgatitur dhe më me shumë krijues që erdhën për ta nderuar heroin e kombit në vargjet e tyre poetike”.

Kësaj here, në Orën e Madhe letrare, punimet e tyre në vargje i lexuan këta krijues: Sarë Gjergji, Nexhije Gashani, Shaip Beqiri, Zejnepe H. Rexhepi nga Tetova, Ibrahim Kadriu, Mimozë Razhdedaj, Nedhat Rexha, Izet Abdyli, Bilall Maliqi, Selvete Abdullahu, Engëll Koliqi, Zeqir Fazliu, Ruzhdi Këqiku, Zahir Abdullahu, Nehat Ramizi nga Tërnoci, Shaip Bllaca, Sinan Sadiku, Mehmetali Rexhepi, Agron Haziri dhe Alban Rrahmani.

FIDANISHTJA

Ky manifestim kulturor është mbështetur nga zyra e kryetarit të komunës, z. Lutfi Haziri. Në mes tri poezive, që u dalluan, kësaj herë, juria e përbërë nga Ibrahim Kadriu, Mehmetali Rexhepi dhe Sinan Sadiku, poezinë më e dalluar të kësaj orë letrare e zgjodhën të Shaip Beqiri, poet në Prishtina. Ky ishte fitues i kësaj Ore të madhe letrare “Muza e Agimit” në Zhegër të Gjilanit.

Në këtë orë letrare mori pjesë edhe Lirie Kajtazi, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo në një fjalë rasti tha se, është nder ta nderosh heroin e kombit, Agim Ramadanin, i cili, sot, nëpërmjet vargjeve u përkujtua dhe u nderuar. “Ai ishte jo vetëm luftëtarë, por ishte edhe poet, artist e strateg i artit luftarak etj. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.