Fitues është Isa dhe Visari
Nga Berat Buzhala – Fitues të garës për Prishtinën janë Isa Mustafa dhe Visar Arifi. I pari me mospjesëmarrje në debate dhe i dyti me pjesëmarrje në debate. Të tjerëve më shumë fat herave tjera.
Me apo pa plan; me apo pa paramendim; me apo pa vetedije, Isa Mustafa duke refuzuar te behet pjese e debateve me kunderkandidatet e tij ka zgjedhur qe te ulet tok me ne te gjithe per ta percjell komedine per Prishtinen, qe po e drejton Visar Arifaj i Partise se Forte.
Pa Isen ne debat, kandidatet tjere – hiq ketu Visarin Arifajn – po dalin te zbehte, joserioz, komik. Per fatin e keq te te gjithe te tjereve, ironikisht, i vetmi qe e din se cfare kerkon neper studio eshte Visari.
A ka pas rrugedalje prej kesaj situate?
Une mendoj se po.
Do te duhej qe per te mos rene ne kete derexhe – ku tashme po notojne – Korab Sejdiu, Besniku Tahiri, Shpend Ahmeti e Agim Ceku ta benin nje pakt, ku do te kerkonin prej televizioneve qe te mos futeshin ne nje thes – te mos me keqkupton asnjeri – me kandidat te tjere qe ose jane ne studio se ate ua mundeson ligji, ose jane ne studio per ta percjell nje mesazh te tyre, sic eshte rasti i Partise se Forte.
Kjo katershe ka qene deshte qe se paku per interesa te tyre elektorale per nje moment t’i lenin anash armiqesite sado kronike e sado te thella te partive perkatese dhe te angazhoheshin per fatin e tyre te perbashket. Ne kete formacion cfare po na servohet secili prej nesh qe po ulet para ekraneve per ta percjell show’n, kete e ben thjeshte per t’u ‘argetuar’ me Visarin. Per asnje motiv tjeter.
Perberja eshte krejtesisht joserioze, jo pse joserioze eshte ta zeme Kaqusha Jashari. Po e zeme se per kete te fundit kam respekt te thelle, por subjekti qe ajo perfaqeson eshte krejtesisht joserioz e periferik per te qene ne tryezen kryesore. Per Visarin folem. Kurse, dicka ne mes te Visarit dhe Kaqushes eshte edhe ai kandidati me mysteqe qe as vet nuk e ka besuar se nje dite, fal ligjit, do te kete mundesi te dal ne safin e pare dhe te flas per deshirat e tij per nje Prishtine.
Po duket prej nje distance teper te madhe sikur po zhvillohet nje dasme pa prezencen e dhendrrit. Po duket sikur kandidatet tjere po shkojne neper debate jo per te fituar ndonje pike elektorale, por per ta kryer nje obligim sa per te marre pjese ne nje emision. Po duket sikur kjo tufe kandidatesh ka rene kembekryq ne kurthin e ngritur tashme nga Kryetari aktual, Isa Mustafa.
Une nuk po them se nese Isa do te merrte pjese pozita e kandidateve te tjere do te ndryshonte ne diten e zgjedhjeve. Ndodhe qe Isa do t’i mundte po me te njejten thellesi, mirepo se paku komik nuk do te dilnin. Une po ndiej keqardhje kur i shoh Korabin, Besnikun a Shpendin tek e cojne buzen ne gaz sa here e kuptojne sarkazmen e Visar Arifajt. Mirepo, ata po harrojne se edhe ata vet jane pjese e asaj komedie. Ata po qeshin me Visarin, e ne te tjeret qe po i shohim prej ekranit po qeshim edhe me Visarin, e edhe me ata. Debati eshte nje shfaqje teresore. Nuk eshte e ndare. Sigurisht, me se shumti, e me me zemer prej te gjithe po qeshen Isa Mustafa.
Mediatikisht, taktikisht, strategjikisht a quajeni si te doni, perfaqesuesit e subjekteve me serioze ne kete gare – PDK, VV, AAK dhe AKR – do te duhej te benin nje bllok te vecante, ku do te kerkonin me shume pergjegjesi edhe prej mediave, e sidomos prej vetes se tyre.
Paramendojeni nje situate te tille, ku ta zeme Besniku, Korabi, Shpendi e Agimi do te thoshin qe nese Isa nuk vjen te perballet me neve, as ne nuk do te perballemi me dy mysteqoshet e me Kaqushen. Cka do te benin mediat ne kete rast? Kerkesa e tyre do te ishte moralisht e drejt dhe i gjithe presioni eventual do te duhej te binte mbi Isen. Une besoj qe si rrugezgjidhje me e mire per te dale prej qorrsokakut do te ishte krijimi i dy tryezave debatuese per Prishtinen. Njera ku do te merrnin pjeses ata qe njihen si kandidatet me serioz dhe tjetra ku do te merrnin pjese outside’ret. Pra, vec pershkrimi i tryezave si ‘kandidatet me serioze per Prishtinen’ do te ngjallte me shume respekt te shikuesit. Fjalet e tyre do te degjoheshin me me shume vemendje. Ne situaten aktuale, me tregoni se cilin kandidat po prisni me padurim qe ta degjoni? Visar Arifajn. Eshte ky djalosh qe ka arritur ta rrembej – ne menyre legjitime – zemren e shikuesit. Pa dyshim qe ky nuk do te jete gjithashtu kandidat ‘serioz’ per te fituar. Bile, Visari as qe po pretendon qe te jete serioz.
Perfaqesuesit e PDK, VV, AKR dhe AAK gabuan rende dhe papermiresueshem kur kane pranuar tretmanin e barabarte me dy mysteqoshet.
E kane pranuar vullnetarisht rolin e disa cunave entuziasit qe po kane deshire per te udhehequr me Kryeqytetin.


