Fundamenti

Fitorja e “koalicionit të luftës”, Moska bën fajtorë BE-në dhe SHBA-të

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se “rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë për vazhdimin e radikalizimit të politikës së udhëheqjes kosovare, që është një pjesë e madhe pasojë e lëshimeve të BE-së dhe SHBA-ve”.

“Mjafton të thuhet se shumicën e vota e kanë fituar ‘koalicioni i armëve’ i cili ka bashkuar komandantët e UÇK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj”, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Kjo është, siç thuhet më tej, “kryesisht është rezultat i lëshimeve të SHBA-ve dhe BE-së që nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës për të pasur një qasje konstruktive në dialogun me Beogradin, për të përmbushur angazhimet kryesore, mbi të gjitha ato në lidhje me krijimin e Komunitetit të komunave serbe”.

FIDANISHTJA

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, gjithmonë sipas medieve serbe, ka thënë se “vëren gjithashtu se Perëndimi nuk ka reaguar për manifestimin e ‘retorikës për Shqipërinë e Madhe’, që ka qenë në rritje në muajt e fundit”.

“Prishtina, këto sinjale i ka kuptuar si inkurajim për pozitën e tyre në bisedimet me palën serbe dhe është e vendosur për të thyer vullnetin e Beogradit”, citohet më tej Ministria e Jashtme ruse.

“Ultimatumet me zë të lartë të politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe mungesa e vullnetit të qëllimshëm për kompromis provokojnë shqetësim, të cilën gjë duhet ta dënojnë të gjithë anëtarët e përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar”, citohet në fund nga mediat serbe, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.