Fitorja e Dritës e vështirë, por e merituar
Në javën e 16-të të Ipko Superligës së Kosovës, skuadra e Dritës ka arritur të mposht skuadrën nga Podujeva, Llapin me rezultat 2-0.
Futbollistët e Llapit ishin ata që rrezikuan në minutën e 8-të, Veliu gjuan por Leci evitohen gol të sigurt.
Mërgim Pefqeli në minutën e 30-të, gjuan me kokë nga afërsia por portieri i Dritës Tofiloski ja mohon golin.
Ish-futbollisti i Dritës, Ramadani, gjuan furishëm por drejt në duart e portierit Tofiloski.
Futbollistët e Dritës rastin e parë e krijojnë në minutën e 55-të, Namani gjuan furishëm por golin ja mohon portieri mysafir Afrim Ademi.
Izair Emini brenda dy minutave në atë 65 e 67, godet pingulen mysafire.
Në minutën e 75-të, Betim Haxhimusa shfrytëzon asistimin e Fortunatos dhe mposht portierin Ademi 1-0.
Në minutat shtesë në atë 92-të, Erjon Vucaj shënon një supergol duke e vulosur fatin e kësaj ndeshje.
Në javën e 17-të, Drita udhëton në Mitrovicë për tu takuar me Trepcen’89./rajonipress/


