Mobi Casa

Fitore të shqiptarëve në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ermir Lenjani e Muhamed Demiri kanë qenë titullarë te St. Galleni që fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Sionit. Lenjani e Demiri luajtën 90 minuta kurse në fillim të pjesës së dytë u inkuadra edhe Kristian Nushi. Te Sioni i plotë ishte mbrojtësi Beg Ferati.

90 minuta te Thuni që mposhti Young Boysin me rezultatin 1:0, luajti sulmuesi shqiptar, Berat Sadik.

Mobi Casa

Ndërkohë në fitoren e Luzernit përballë Aaraus me rezultatin 1:0 rezervist ishte mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka.

Hyka në fushë u inkuadrua në minutën e 71-të. Të tri ndeshjet u zhvilluan të dielën dhe i kanë takuar xhiros së 17-të të Superligës së Zvicrës.